Albania

COVID-19 – Greqia zgjat kufizimet e udhëtimit

ATHINË, 30 nëntor /ATSH-AA/ – Greqia vendosi zgjatjen e kufizimet e saj kundrejt udhëtarëve vendas dhe ndërkombëtarë, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, njoftoi sot Autoriteti i Aviacionit Civil.

“Kufizimet do të zgjaten deri më 7 dhjetor për fluturimet e brendshme dhe deri më 14 dhjetor për fluturimet ndërkombëtare”, tha autoriteti i aviacionit.

Përjashtime të lehta do të lejohen në fluturimet e brendshme për pasagjerët që udhëtojnë për arsye shëndetësore, familjare ose pune, përveç udhëtarëve që kthehen në zonën e tyre kryesore të qëndrimit.

Të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe Turqisë, si edhe Katalonjës në Spanjë janë të ndaluara, ndërsa kushdo që mbërrin nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë në vend vetëm përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës.

Një ndalim i mbërritjeve nga vendet jo-BE është ende në fuqi, me përjashtim të Australisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Singaporit, Koresë së Jugut, Tajlandës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Uruguajit.

Gjithashtu, në listën e ndalimit përfshihen edhe shtetasit amerikanë dhe kanadezë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ole Gunnar Solskjaer: the Movement of Cavani is impressive, everyone should learn. This is the striker Manchester United were looking for
Lazio wants to rent Rugani from Juventus. Defender plays for Rennes since October
Barcelona wants to give Umtiti on loan
Bernardo Silva: Man City have been playing well lately. We are good in all the lines
Real Madrid players were surprised by Zidane's soft speech at the first training session after the relegation from the Cup
Leicester have joined the fight for Eriksen
Real Madrid can invite Gallardo from River Plate instead of Zidane (ESPN Argentina)