Albania

COVID-19/ Kina do të lejojë hetimet ndërkombëtare për origjinën e virusit

OBSH bën me dije se Kina do të lejojë ekspertët e huaj për të kryer hetime në lidhje me origjinën e virusit COVID-19 që ka pushtuar botën.

Sakaq, drejtori për emergjencat në organizatën e Kombeve të Bashkuara, Michael Ryan nënvizoi se zyrtarë të qeverisë kineze kanë premtuar të mundësojnë një udhëtim të këtyre ekspertëve sa më shpejt të jetë e mundur.

Kina prej kohësh ka refuzuar thirrjet për të lejuar një hetim ndërkombëtar në lidhje me origjinën e virusit, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht.

Doktori Ryan shton se një ekip i plotë i ekspertësh do të zbresë në terren për të marrë pjesë në fazën e parë të hetimit brenda muajve të ardhshëm.

Është e qartë se ne duam të mësojmë rreth origjinës së virusit. Duam të dimë nga erdhi apo nëse do të rishfaqet në të ardhmen. Besoj se dhe kolegët tanë kinezë duan përgjigje për këto pyetje”, tha Ryan.

Rastet e para me virus u zbuluan në qendër të qytetit kinez të Wuhan, në fund të vitit 2019.

h.b/dita

Football news:

Milan leases Tomori from Chelsea with the right to buy for 28 million euros. Medical check-up-today
Borussia Gladbach signed Kone for 9 million euros. The prop will finish the season in Toulouse
We want Messi to stay until the end of his career, but first we will think about the club. Even the best player in history is no more important than Barca. Freisha about Leo
Wijnaldum on Liverpool: We have implementation issues and it's hard to explain
Real Madrid will play Getafe in La Liga on February 9. The match of the 1st round was postponed due to Madrid's relegation from the Spanish Cup
Monaco bought top scorer Brugge Diatt for 16 million euros
Crystal Palace have loaned Mainz top scorer Mateta for 1.5 years with the right to buy out for 15 million euros