Albania

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 139 raste të reja, 6 humbje jete dhe 69 të shëruar në 24 orët e fundit

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 139 raste pozitivë me COVID-19.

Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP tha se “gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga COVID- 19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi COVID-19″.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë”, tha Tomini.

Tomini tha se, “megjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.
Ndërsa rastet aktive të prekura nga koronavirusi po ndiqen në dinamikë nga mjekët e familjes sipas protokolleve të përcaktuara”.

Sipas Tominit, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë të konfirmuar pozitivë, ku 21 pacientë janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

“Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID-19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazherike si të prekur nga COVID-19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet. Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58-vjeçar nga Durrësi, një 70-vjeçar nga Kruja, dhe një 82-vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63-vjeçar nga Kukësi, një 64-vjeçar nga Shkodra, një 69-vjeçar nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve”, bëri të ditur Tomini.

Tomini u bëri thirrje qytetarëve për kujdes. “Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 për të kërkuar ndihmën mjekësore. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes apo për informacione të tjera rreth infeksionit të koronavirusit. Në fund të këtij komunikimi një thirrje për të gjithë qytetarët: Shmangni grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj ceremonie që shkakton rrezik për shëndetin dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit duke rrezikuar shëndetin tuaj, të prindërve dhe të afërmve tuaj. Sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë; epidemiologët në terren po vijojnë punën për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me COVID-19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Mjekët e familjes në të gjithë vendin monitorojnë në vijimësi personat e prekur nga COVID-19 që janë të izoluar në shtëpi dhe rastet e dyshuara. Në të dy spitalet që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksionin Sars-Cov 2 po punohet pa reshtur në shërbim të çdo pacienti, më përkushtim e profesionalizëm. Që ky përkushtim i ekipeve të sistemit shëndetësor të vlejë, duhet që, të gjithë të bashkëpunojmë duke respektuar masat e vendosura; të mbani maskën detyrimisht në të gjitha ambientet e mbyllura, të ruani higjienën personale dhe distancimin fizik. për mbrojtjen nga infeksioni dhe për kufizimin e përhapjes së tij’.

COVID-19 – Statistika (5 gusht 2020)
Testime totale 43764
Raste pozitive 5889
Raste të shëruara 3123
Raste aktive 2589
Humbje jete 182 (qarku Tiranë 89, Shkodër 31, Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1451
Durrës 302
Shkodër 230
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 86
Korçë 82
Kukës 80
Elbasan 55
Berat 43
Dibër 32
Gjirokastër 26

z.tosku//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Totti visited a Lazio player who came out of a coma after 9 months
Carlo Ancelotti: Seamus Coleman is on a par with Ramos, Terry and Maldini
Mainz have sacked coach Baerlocher. The players went on strike because of the removal of the forward Salai
PSV for 9 million euros signed the defensive midfielder of Toulouse sanghar. They were Interested in Spartak
In the Premier League now give a penalty for almost any hit of the ball in the hand in the penalty area. Neither the players, nor the coaches, nor, it seems, the referees themselves like this
Granada's sponsor posted a picture of Joao Felix's heat map in the form of a penis after 1-6 with Atletico. Andalusians demand an apology
Safonov, Chalov and Magkeev were called up to the Russian U21 team for the matches against Estonia and Latvia