Albania

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1948 testime, 368 të shëruar, 557 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 1948 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 557 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnjë, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec,

1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID-19. Duhet të respektoni rregullat e distancimit fizik, vendosjen maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

“U drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID-19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, shprehet MSHMS.

COVID-19 – Statistika (30 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore         557

Të shëruar ne 24 orë      368

Të shtruar në spitale       491

Humbje jete në 24 orë      12

Testime ditore               1948

Testime totale             190.444

Raste pozitive               38.182

Raste të shëruara         18.849

Raste Aktive                 18.523

Humbje jete                      810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9576

Durrës 1360

Elbasan 841

Fier     1367

Korçë  997

Vlorë    974

Shkodër 904

Lezhë    734

Berat    604

Kukës   406

Dibër    205

Gjirokastër 555 /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Setien is demanding 4 million euros in compensation from Barca. Valverde's resignation cost the club 11 million
Two Cornell players tested positive for coronavirus after the match with Barca
Mbappe finished 1st on the Ligue 1 goalscoring list, scoring 13 goals in 17 appearances. He broke the streak of 4 games without goals
Holland has scored 27 goals in his first 28 Bundesliga appearances. He's the second person to do this
Sevilla are trying to sign Papa Gomez, Monchi is in talks. Atalanta wants to sell him to a club not from Italy
Holand has scored 14 goals in 13 Bundesliga games this season
Neymar is playing his 100th game for PSG. He has been at the club since 2017