Albania

Covid-19 në 24 orët e fundit: 12 humbje jete, 832 raste të reja dhe 535 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 12 humbje jete, 832 raste të reja dhe 535 të shëruar.

Mësohet se rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan,

27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje,

17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë,

11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh,

3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet,

1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (01 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 832
Të shëruar ne 24 orë 535
Të shtruar në spitale 506
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2.176

Testime totale 192.620
Raste pozitive 39.014
Raste të shëruara 19.384
Raste Aktive 18.808
Humbje jete 822

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9827
Durrës 1360
Elbasan 831
Fier 1455
Korçë 999
Vlorë 959
Shkodër 892
Lezhë 725
Berat 606
Kukës 409
Dibër 211
Gjirokastër 534

Football news:

Liverpool's results are an anomaly. Don't be fooled by the shouting-the crisis is not so global (although it may cost the championship) Showsport's emotional reaction to Klopp's results
Leicester have stopped negotiations on the loan of Eriksen due to the high salary of the player
Buffon-Ronaldo: CR 760! I could have scored less
Barcelona's appeal against the suspension of Messi was rejected
The youngster agreed to go to Arsenal. Real will give midfielder in rent without the right of redemption
President of Genoa: I intend to keep Shomurodov. Juventus did not contact us
Liverpool have not scored any of their last 87 shots in the Premier League. The team has 4 consecutive matches without goals