Albania

COVID-19 – Putin përjashton kufizimin kombëtar

MOSKË, 29 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi sot se nuk do të ketë kufizim kombëtar pavarësisht rritjes drastike të rasteve me koronavirus në Rusi, regjistruar këto javët e fundit.

“Ne kemi ditur shumë mirë se si duhet të reagojmë dhe e dimë mirë si të veprojmë dhe kjo është arsyeja pse ne nuk do të vendosim masa plotësisht kufizuese dhe të vendosim një të ashtuquajtur kufizim kombëtar nën të cilin ekonomia dhe aktivitetet tregtare janë praktikisht në një ngërç”, deklaroi Putin gjatë një forumi investimesh në video-konferencë.

“Pavarësisht një situate epidemiologjike të vështirë, ne jemi të mirëpërgatitur për të punuar në kushtet e paraqitura nga kjo epidemi”, shtoi presidenti rus duke përmendur kapacitetet e vendit për të mobilizuar sistemin shëndetësor dhe vendosjen e masave parandaluese.

Sipas tij, nëse është e nevojshme, masat e synuara dhe të justifikuara mund të merren në mënyrë të pavarur në rajone ose qytete për të mbrojtur sigurinë e njerëzve sa më shumë që të jetë e mundur, duke ruajtur aktivitetet e biznesit.

Rusia, e cila është përballur me një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19 këto javët e fundit, regjistroi sot  17 717 raste të reja të koronavirusit dhe 366 vdekje, një rekord./ /ec/

Football news:

Koeman will not be punished for speaking about VAR after the match with Real Madrid. He said that the system works against Barca
Some players of the Real Madrid Foundation believe that a change of coach will benefit the team (COPE)
Kane on BLM: We have to get down on one knee. Education is the main thing we can do
Rennes - French Krasnodar. The owner (8 times richer than Galitsky) invested in his hometown and after a transfer failure created a successful Academy
The DFB wants Klopp to be Germany's coach at Euro 2024. Lev will stay at the world Cup if he reaches the semi-finals of Euro 2020
Alaba wants to earn 15 million euros a year. Juventus, PSG and Chelsea are Interested in him
Bayern want to sign Midfielders Gladbach Neuhaus and Zakaria next season