NJU JORK, 23 tetor /ATSH-DPA/ – SHBA-ja regjistroi sot më shumë se 70 000 infektime me COVID-19, numri më i lartë i rasteve ditore që nga korriku.

“Rreth 71 700 persona janë testuar pozitivë me COVID-19”, sipas një rezultati nga Universiteti Johns Hopkins.

Deri më tani, rekordi i vendit ishte shënuar në mes të korrikut, kur mbi 77 000 raste u regjistruan në 24 orë.

COVID-19 ka infektuar më shumë se 8,4 milionë persona dhe ka vrarë mbi 223 000 të tjerë në SHBA .

Ekspertët besojnë se numri i rasteve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë se ai zyrtar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.