Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

COVID-19 – Shtetet baltike përballë një rritjeje rekord rastesh për shkak të vaksinimit të ulët

RIGA, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Përhapja e shfrenuar e COVID-19 në shtetet baltike po vazhdon me shpejtësi, pavarësisht masave të reja të shëndetit publik, me numrin e infeksioneve të reja në Letoni dhe Estoni që ka arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë.

Një arsye për rritjen e numrit të rasteve është shkalla e ulët e vaksinimit: vetëm rreth gjysma e popullsisë letoneze dhe estoneze është plotësisht e vaksinuar kundër koronavirusit të ri, deri më sot, kurse në Lituani shkalla e vaksinimit është pak më e lartë, rreth 60 për qind.

Letonia njoftoi se kishte regjistruar rreth 3 206 raste të reja, ndërsa në Estoni 2 025 raste janë identifikuar në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve vazhdon të rritet edhe në Lituani.

Sipas autoriteteve kombëtare shëndetësore, rreth 1 737 infeksione të reja për 100 000 banorë janë regjistruar në Letoni gjatë 14 ditëve të fundit, 1 408 në Estoni dhe 1 365 në Lituani.

Spitalet tashmë po arrijnë kapacitetin dhe mezi mund të përballojnë numrin në rritje të pranimeve me COVID-19.

Letonia madje ka bërë një kërkesë për ndihmë ndërkombëtare.

Tre shtetet baltike kanë, aktualisht, shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë, sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.