Albania

Covidi “shpërthen” në ambientet e burgut psikiatrik në Krujë, 8 të dënuar rezultojnë pozitivë

Situata e pandemisë së koronavirusit në vend shfaqet mjaft problematike, ku numri i rasteve të reja pozitive vijon të rritet nga dita në ditë.

Ditët e fundit janë identifikuar 8 raste të reja pozitive në burgun e Zaharisë në Krujë, ku dy prej tye janë punonjës policie, shkruan Fax Web.

Ky burg është një institucion psikiatrik ku vuajnë dënimin rreth 284 të burgosur.

Kujtojmë se edhe më parë burgu i Zaharisë është cilësuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit si një institucion, i cili nuk përmbush kushtet minimale të jetesës për të dènuarit

Në një letër publike në vitin 2019, drejtuar ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe asaj të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, KSHH sqaronte se prej 18 muajsh kishin inspektuar burgun dhe kishin gjetur probleme të shumta me plotësimin e standardeve si mbipopullim i bùrgut, mungesë e stafit, etj,.

Situata e epidemisë në vend paraqitet álarmante ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 persona si dhe janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 139 persona janë konfirmuar pozitiv. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, Ministria ka pranuar se përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si të prekur nga Covid-19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet mjekësore.

j.l./ dita

Football news:

Liverpool will buy Jota for 41 million pounds. Wolverhampton will pay up to 13.5 million for Hoover
8 is Bavaria's favorite number. Now she beat Schalke: Gnabry scored a hat-trick, Sane scored 1+2, Lewandowski came up with an assist by rabona
Liverpool agreed a 5-year contract with Jota. The transfer amount could be 43 million euros
I left everything and went to the other side of the world for my favorite team. The heartwarming story of a Norwegian fan in love with Santos
Lewandowski scored in the 1st round of the Bundesliga in 7 seasons and repeated the championship record
Gnabry scored a hat-trick against Schalke
Lewandowski scored for Schalke in their 10th Bundesliga game in a row. This is a League record