Albania

Çuni i Fari Balliut, rastësisht në qytetin e Lasgushit: Eshtë kërcënuar i gjithë turizmi, qyteti i Lasgushit është kthyer në vendin e Kamorrave. Rama fajtor

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka kërkuar vendosjen në pranga të personave që sulmuan me armë hotelin “Voloreka” në Tushemisht.

I ndodhur në Pogradec, Balliu tha se ky qytet, i njohur si qyteti i Lasgushit është kthyer në vendin e kamorrave.

Balliu i bëri thirrje më tej qeverisë që të mos rrijë në studio televizive por të marrë masat për uljen dhe goditjen e krimit.

“Biznesi është i terrorizuar. Veprimtaria e bandave me ndihmë e Edi Ramës po terrorizon biznesin dhe pushuesit. Edi Rama po e kthen Pogradecin nga qyteti i Lasgushit në qytetin e kamorrave. 

Ngjarje të tilla e bëjnë edhe me të egër edhe më të rëndë situatën ekonomike e cila është rënduar nga pandemia. Nuk është kërcënuar vetëm biznesmeni por i gjithë turizmi. 

Sot ne nuk kemi siguri as në Pogradec e as kudo në Shqipëri. Iu bëj thirrje gjithë Shqiptarëve dhe pogradecarëve që ta lexojnë mirë këtë situatë, se çfarë po bën Edi Rama dhe si po kërcënohet jeta e tyre. 

I bëj thirrje policisë së shtetit të marrë masat dhe të arrestojë autorët e krimit barbar, të mos rrijë në studiot e gazetarëve por të kapë kriminelët. 

Ndaj në këtë situatë qytetarët duhet që tashmë të mbështesin jo vetëm aksionet e opozitës por ti mbështesin edhe me votë,”- u shpreh Balliu.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ky dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec, biznes ky në pronësi të Jetmir Muçollarit.

Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit.  Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu.

Muçollari për këtë ngjarje e ka vënë gishtin mbi dy persona Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi. Ky është atentati i dytë brenda 1 javë që ndodh në këtë hotel.

Football news:

Andy Cole on £ 109m for Sancho: it's crazy money. Manchester United will not spend them at random
Juventus loaned Luca Pellegrini to Genoa
Palace, Brighton and Sheffield want to buy Brewster. Liverpool ask for 25 million pounds
Milan have offered 4 million euros for the striker Bodo-Glimt Gauge. He scored them in the Europa League
Atletico showed a photo of Suarez in three sets of uniforms
Lemar is Interesting to Leipzig
Chelsea midfielder Loftus-cheek is wanted by West ham, Southampton and Aston Villa