Albania

Dalin imazhet e rralla: Si votuan në zgjedhjet e para të 1991-it, Nano, Berisha dhe Ramiz Alia, nga intervistat para kamerave, shtabet elektorale dhe slloganet e posterave gjigande…

Nga Dashnor Kaloçi

Zbulohen imazhet e rralla të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit të vitit 1991 në Shqipërinë postkomuniste të asaj kohe ku shihen duke votuar; nga Presidenti Alia, te Fatos Nano dhe Sali Berisha të rrethuar nga gazetarët vëndas dhe të huaj, bashkëpuntorët e ngushtë të tyre dhe militant e mbështetës të shumë që kanë mbushur oborret e selive përkatëse.

Presidenti Alia i veshur me pallton e zezë duke votuar i qeshur nën blicet e aparateve fotografik dhe kamerave me gazetarë vëndas dhe të huaj që e kanë rrethuar në pritje për t’i marrë ndonjë pronocim apo intervistë, më tej në një miting elektoral në Pallatin e Kongreseve duke përshëndetur mbështetësit e shumtë të Partisë së Punës, lideri karizmatik i Partisë Demokratike, Sali Berisha i veshur me kostum të zi duke dalë nga dhoma e fshehtë për të votuar në kutinë prej kombesate e mbështjellë me beze të kuqe në vështrimin e dy tre zonjave anëtare të komisioneve zonale në qëndrën e tij të votimit, më tej në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike duke pritur delegacione të huaj apo në konferenca shtypi e mitingje elektorale i shoqëruar nga disa prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, si: Aleksandër Meksi, Neritan Ceka, Azem Hajdari, Genc Pollo, Gramoz Pashko, Preç Zogaj, Edmond Budina, etj, kryeministri shqiptar Fatos Nano i veshur po me kostum të zi dhe vrejtur në fytyrë duke marrë fletën e votimit dhe duke votuar në zonë e tij elektorale i shoqëruar nga bashkëshortja Rexhina, më tej në konferenca shtypi apo duke dhënë intervista me gazetarë vëndas dhe të huaj, apo në mitingje elektorale i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e afërt dhe mbështetësit e tij, qëndra votimi dhe zgjedhës duke hedhur votën në ditën e zgjedhjeve dhe komisjone zonale që ndjekin procesin apo numërojnë votat, selitë përkatëse të rrethuar nga anëtarët dhe mbështetësit si dhe posetra elektorale me slloganet e dy tre partive kryesore që janë vënë në vënde të dykshme të kryeqytetit shqiptar, Tiranë.

Kjo është pak a shumë atmosfera dhe situata e zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit të vitit 1991 kur dhe u zhvilluan zgjedhjet e para pas shpalljes së pluralizmit politik në Shqipëri, e cila na vjen përmes disa fotove me imazhe të rralla që po i publikojmë ekskluzivisht për gazetën TemA.

Football news:

Atalanta captain Gomez is the first Serie A player in the twenty-first century to give 15 assists in a season
Manchester City arranged a championship corridor for Liverpool
Mohamed Salah: I hope to stay in Liverpool for a long time
La Liga President: Many try to justify failures on the field by talking about rest and schedule
Rivaldo on Griezmann: I Don't understand why the world champion and multi-million dollar transfer only comes out at the last minute
The Doctor Sociedad: The Youngster from serious injury. We are not currently considering the option of surgery
Klopp made Liverpool Champions. Now it's your turn: the game Showsport