Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

DEBATET/ Basha – Ramës: Të ka marrë malli për Berishën dhe Metën, shko dhe ti në Foltore. Rama: Bëhu burrë, boll fole sikur je në pelenat e mjekut, ti s’takon dot as njerëzit e partisë tënde

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar hapur dhe pa doreza për herë të parë Presidentin Ilir Meta. Nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë, lideri demokrat u shpreh se koha e Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës ka marrë fund.

“E ke hallin te PD-s, ke hall ti sa demokratë mbledh unë? Të ka marrë malli ty? Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Shko edhe ti në foltore, bëj “Foltoren” tënde dhe bëni trekëndëshin Bermudës.

Unë jam këtu për hallet e shqiptarëve, jo të Sali Berishës, Ilir Metës dhe tuat dhe as atyre që u rrinë nga pas ju. Dil të paktën hapur mos u fshih. A do ta plotësojnë demokratët dëshirën të kthehen pas? Jo, mua do të më kesh përballë, Jo Sali Berishën, mua që të munda në 2011.

Koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund. Mos të bëjmë asnjë kompromis me të keqen. Qoftë kjo për zgjedhjen e presidentit. E kam dhe unë pjesën time të fajit që je aty. Por pjesën më të vogël. Pjesën më të madhe e kanë dy pjesët e tjera të trekëndëshit të Bermudës” u shpreh Lulzim Basha

Ashpër i është kthyer kryeministri Edi Rama, ndërsa i kërkoi që të flasë me argumente dhe jo akuza boshe. Rama i kërkoi të mos ‘bëjë të fortin’ në Kuvend duke i thënë edhe me ironi ‘a të keqen vëllai, të kam xhanë’

“Arsyeja pse ti nuk fiton, nuk janë as kriminelët, as bosat, por ti, sepse me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush, Gënje veten tënde, por ndrysho sa nuk është vonë. Unë jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë bashkarisht, për të të respektuar dhe ty bashkë me partinë tënde, por që kjo është partia më e bukur e lindjes, më jep një pushim. Ti mund të jesh mister lindja sot, por lind më në fund dhe mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat e mjekut, bëhu burrë e mos hajde këtu me shpije, por argumenta. Nuk e di ku i sheh ti ata që gdhihen në çadra se ti ngrihesh vonë dhe kur ngrihesh ti, ata janë në punë. Në çadra, qysh nga dita e parë e sot, janë rreth 400 familje, por siç ke gërmuar dhe më përpara, shko prap dhe gërmo nëse te ata në çadra ka një familje që nuk vazhdon të marrë bonusin e qirasë. Ata rrinë në çadra se ndryshe nga ty punojnë, e nxjerrin bukën me punë e tyre jo të tjerëve dhe ndryshe nga ty nuk i ka mbajtur njeri në krah për vite të tëra. Ti kur i qan hallet të tjerëve, e sidomos popullit, mban një erë hipokrizie or ti Lulëzim sa edhe këta që janë këtu që janë me ty, aq shumë e kanë të vështirë ta përballojë, sa edhe këta aq shumë e kanë gënjyer veten që je lider i tyre , sa tani pyesin, a je ti apo nuk je ti. E ke një mundësi t’i shmangësh këto budallaqe, e fokusohu te faktet e argumentet. Aman na e kurse këtë të fortin, mos e përsërit më sa të provosh se je në gjendje të rrish pranë 50 demokratëve në të njëjtën kohë, a të keqen vëllai se të kam xhanë”, tha Rama.

o.j/dita