Albania

“Dekadë fantastike për Shqipërinë”/ 4 portat detare nga Saranda në Shëngjin do sjellin turizëm e punësim

TIRANË, 16 prill /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë prezantimit për planin e ri turistik të Durrësit se ai do të jetë më i madhi, por jo i vetmi. “Do hapim 4 porta detare në bregdetin tonë nga Adriatiku deri në Jon”, tha ai.

Pas Durrësit qështë porta më e madhe, brenda pak kohe, nga qershori do fillojë ndërtimi i portës tjetër në Vlorë, ndërkohë që porta tjetër në Sarandë ka filluar të ndërtohet.

“Janë tre porte turistike dhe besoj se brenda 2023-shit ne do fillojmë ndërtimin e portës tjetër në Shëngjin. Katër porta nga deti, katër porta të tjera nga ajri. Aeroporti është gati, gati do të bëhet brenda 3-4 vite aeroporti i Vlorës. Po ashtu dhe ai i Sarandës dhe të gjitha këto porta do sjellin këtu më shumë njerëz, por do të shërbejnë gjithashtu për të shpërndarë lajmin se çfarë është Shqipëria. Sa e bukur është Shqipëria, sa e mirë sa mikpritëse është Shqipëria, që s’ka lidhje Shqipëria me çfarë është steriotipi i krijuar në vite si një vend i errët, si një vend i zymtë, si një vend ku ka rrezik për vizitorët që të vijnë”, tha Rama.

Aspekti tjetër, vijoi Rama, është se ky port nuk është thjesht se do të krijojë vende pune,  por do të krijojë një gjeneratë të re të vendeve të punës.

“Ne do të ndërtojmë paralelisht me fillimin  e punimeve të portit, shkollën profesionale, një shkollë profesionale që do të jetë fryt i bashkëpunimit  me kompaninë dhe do të ketë standardet më të larta botërore të edukimit të qindra e qindra, e pastaj mijëra vajzave dhe djemve që do të duhet të mësojnë të gjithë larmi zanatesh që duhen për ta mbajtur ndezur këtë motor të madh ekonomik nga mëngjesi në mëngjesin tjetër. Ky do të jetë një vend ku jeta do të vazhdojë 24 orë. Dhe patjetër që kjo gjeneratë vendesh pune, do të thotë vende pune të reja por dhe të mirëpagura. Vende pune me cilësi”, tha ai.

Kryeministri Rama shtoi se është e padiskutueshëm se sot paketa e investimeve ka në dispozicion këtë investim si shtyllën e vet kurrizore, por që ka investime të  tjera që përbëjnë të gjithë skeletin.

“Ne do ta trasplantojmë skeletin e sotëm të ekonomisë shqiptare dhe do i japim ekonomisë shqiptare një skelet të ri, një skelet të fortë sepse nuk është vetëm turizmi këtu, nuk janë vetëm porte dhe aeroportet, por janë investimet me energji, investime që do ta transformojnë Shqipërinë në eksportuese neto të energjisë, ndërkohë që Shqipëria do tëdiversifikojë dhe portofolin e energjisë së gjelbër. Parku fotovoltaik që ka filluar të ndërtohet në Karavasta, që është më i madhi i rajonit, parku tjetër fotovoltaik që do të fillojë të ndërtohet në zonën e Spitallës janë dy motorë të rëndësishëm të prodhimit të energjisë që i shtohen portofolit tonë si dhe Skavica në veri, falë marrëveshjes me qeverinë amerikane dhe fillimin e punimeve me një nga kompanitë më të mëdha amerikane dhe futja e gazit të lëngshëm në Tec-in e Vlorës, përsëri me një  kompani të madhe amerikane dhe me të njëjtën marrëveshje do ta bëjmë me krah energjinë shqiptare”, tha Rama.

“Shqipëria nuk do duhet më të ketë problem kur nuk bie shi dhe të shkojë të dalë në tregun e huaj për ta paguar si frangu pulën e për ta sjellë këtu. As nuk do të ketë më problem kur bie shumë shi dhe duhet të hapi porta e të derdhi ujin për të përmbytur edhe toka të  punuara. Asnjë pikë ujë nuk do të ikë dëem, do  mbahet në rezervën e Skavicës. Dhe nga ana tjetër asnjë gram shpenzime nuk do të bëhet më, asnjë euro nuk do të dalë jashtë shtetit për të sjellë energjinë. Ne do jemi eksportues neto të energjisë. Kjo është një dekadë fantastike për Shqipërinë”, tha Rama.

Rama shtoi se viti 2030 do ta çojë Shqipërinë në atë majën ku Shqipëria meriton.

“Pastaj sigurisht do synojmë të shkojmë në maja të tjera, por ajo majë është maja që i takon gjeneratës tonë ta mbërrijë. Ajo majë është maja që i takon gjeneratës tonë të mos e refuzojë duke kërkuar prapë rrugë të shkurtër nga ato që të nxjerrin gjatë”, u shpreh Rama.

“Shqipëria, sot, tani që flasim është e para në disa eksporte bujqësore në rajon. Eksporton domate më shumë se Kroacia, më shumë se Serbia, Bosnja, Maqedonia, më shumë se Mali i Zi, më shumë se Kosova dhe jo vetëm domate po një sërë produktesh bujqësore. Por ne do ta bëjmë Shqipërinë një kampione të Ballkanit në eksportet bujqësore dhe kjo është plotësisht e mundur, sepse gjithë këto porta që do të hapen do të sjellin një rritje marramendëse të numrit të konsumatorëve të atyre  që do të duhen të ushqehen”, tha Rama.

“Dhe natyrisht turistët që vijnë në portet e Muhamet Alabarit nuk vijnë për të provuar ato që i provojnë diku tjetër, por vijnë për të provuar atë që prodhon vendi, ushqimin e tokës ku ndalojnë, vijnë  për të shijuar traditën e vendit ku flenë dhe Shqipëria nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje është kudo një parajsë që zoti e ka bërë ditën e diel, kur ishte pushim. E ka pikturuar si një pëlhurë dashurie. E vetmja gjë që e ka penguar të bëhet vendi ku populli jeton në paqe dhe mirëqenie ka qenë dora e mbrapsht e robit. E pra ne nuk mundet dot të bëhemi pjesë e një historie mbrapshtie, ne e kemi detyrim ndaj të parëve tanë dhe e kemi borxh ndaj fëmijëve tanë që ta kthejmë një herë e mirë mbrapsht mbrapshtinë dhe ta çojmë këtë vend aty ky fëmijët tanë meritojnë, në mënyrë që Zaho dhe bashkëmoshatarët e tij nesër të mos jenë krenarë vetëm për historinë e Shqipërisë, heronjtë, këngët vallet e stërgjyshërve tanë, për vjershat dhe poemat, për natyrën e mrekullueshme, për traditën familjare për rrënjët por të jenë krenarë për kushtet e shtëpisë së përbashkët që quhet Shqipëri. Ky është misioni ynë  dhe kjo është rruga jonë”, tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Thomas Tuchel: Maybe de Bruyne needed to leave Chelsea. Werner and Havertz will be able to show their best qualities here
Ter Stegen about 2:8 from Bayern: It really hurt Barca, hurt our pride. We just couldn't stop them
The Champions League final between Man City and Chelsea is likely to be moved from Turkey
Man City are Interested in Lukaku, but the striker wants to stay at Inter. There are no negotiations with Chelsea either
Zidane and Gattuso are on the list of possible candidates for the post of head coach of Juventus
Barcelona may sign PSV top scorer Malen if the deals for Holand and Depay fall through
Koeman on disqualification: I think it's personal. Well, the type is not an insult, there is something else