Albania

Dëmet nga tërmeti/Nisin konsultimet publike për rindërtimin e dy shkollave në Kavajë

TIRANË, 6 gusht/ATSH/Pas dëmtimeve të shkaktuara prej tërmetit të 26 nëntorit, bashkia e Kavajës ka nisur konsultimet publike për rindërtimin e dy shkollave.

Specialistët e bashkisë së Kavajës kanë informuar se konsultimet e nisura kanë të bëjnë me rindërtimin e shkollës “Mehmet Babamusta” dhe “Fiqiri Kurti”.

“Mbajmë premtimin për rindërtimin e shkollave, kopshteve, çerdheve, të bashkisë sonë të prekura nga katastrofa natyrore. Në kuadër të Programit “EU4Schools”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga UNDP, të cilët po mundësojnë rindërtimin e 2 institucioneve arsimore në qytetin tonë të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, u zhvilluan konsultime publike respektivisht për shkollat “Mehmet Babamusta”, dhe “Fiqiri Kurti””, ka njoftuar bashkia e Kavajës.

Të pranishëm në këto konsultime ishin përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij procesi si nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të dëgjuar nevojat e tyre dhe se si ata e duan shkollën. Gjithashtu në këtë dëgjesë ishin edhe përfaqësues të UNDP-së, Ateljer 4 firma projektuese edhe përfaqësues nga Bashkia e Kavajës.

Distancimi fizik dhe përdorimi i maskave u promovua gjatë konsultimeve të zhvilluara për këto shkolla.  z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

What kind of goalkeeper did Chelsea take? Edouard Mendy was out of work 6 years ago, impressed the Czech and will replace Kepu
Solskjaer on Manchester United signing only van de Beek: You show disrespect to Donny, he's a top player
Milan want to sign striker Bude-Glimt Hauge. He scored them in the Europa League on Thursday
Rivaldo: Barcelona will not be easy without Suarez's goals
Munir from Seville was forced by FIFA to rewrite the rules. Now players can change the national team
Lampard will talk to Kepa and Caballero after signing Mendy
Ralf Rangnick: Havertz - Cruyff of the present day. I don't see any weaknesses in his game