Albania

Deputeti i kërkon llogari për ekzekutimin, Dendias: Presim sqarime nga Shqipëria si u vra Kacifas, çështja po monitorohet që nga viti 2018

Vrasja e minoritarit Konstandinos Kacifas, aktualisht është në qendër të vëmendjes.

Sipas mediave vendase, së fundmi deputeti i shumicës qeverisëse, Maximus Charakopoulos i ka kërkuar Ministrisë që qeveria shqiptare duhet të ndalojë pengimin dhe sqarimin për ekzekutimin e Kacifas.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e Greqisë, ku në përgjigjen e Dendias thuhet se shteti grek është duke monitoruar nga afër rrethanat e vrasjes së Kacifas.

Deputeti i partisë në pushtet dhe kryetari i Komisionit të Përhershëm për Administratën Publike, Rendin Publik dërgoi një kërkesë ku shkruhej: Autoritetet shqiptare duhet të ndalojnë pengimin dhe sqarimin e rrethanave të vrasjes së Kacifas.

Nuk është e mundur që një vend që kërkon të bashkohet me familjen evropiane të mos marrë parasysh parimet themelore të shtetit të së drejtës.

Tirana duhet të kuptojë që procesi i pranimit në BE nuk është i vetëkuptueshëm, por presupozon respektimin e rregullave të respektit absolut të të  drejtave të njeriut, si dhe respektimin e të drejtave të Pakicës Kombëtare Greke” shkruante ndër të tjera deputeti.

“Që nga tetori 2018 jam duke monitoruar nga afër çështjen dhe duke e ngritur atë me partnerët ndërkombëtarë. Ishte e qartë se autoritetet shqiptare kanë vonuar ndjeshëm përfundimin e hetimit për këtë çështje. Ky është një kusht i domosdoshëm për të rivendosur ndjenjën e tronditur, ndërsa do të kontribuojë gjithashtu në përmirësimin e klimës në marrëdhëniet tona dypalëshe me Tiranën. Sqarimi i plotë i kësaj çështje lidhet drejtpërdrejt me funksionimin efektiv të shtetit ligjor në vendin fqinj, i cili është një faktor vendimtar në procesin e tij të pranimit”, thuhej në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Konstandinos Kacifas u ekzekutua dy vite më parë në Bularat në një përplasje me RENEA-n, pasi hapi zjarr kundër efektivëve.

Konstandinos Kacifas u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA.

Ditën e varrimit, në Bularat erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

j.l./ dita

Football news:

Conte on 2-1 with Milan: Before the winning goal, the result was unfair. Their goalkeeper is the best player of the match
Mikel Arteta: Arsenal did everything right, but they lost. Wins give confidence
Nicolo Barella: We proved that we are stronger than Milan
Go do your voodoo shit, you little ass. Ibrahimovic-Lukaku during the Cup match
Pioli on the defeat by Inter: The only difference was the relegation. There could be any result in equal teams
UEFA has no plans to abandon the Euro in 12 cities. Other options are undesirable
Eriksen scored for Inter for the first time in almost six months - Milan in the Cup in the 97th minute from a free kick