TIRANA

Vajza e cila u përplas me makinë nga djali i Erzen Breçanit ka humbur njërën këmbë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb detaje nga aksidenti i rëndë në rrugën ‘’Xhanfize Keko në Tiranë’’.

Në momentin e aksidentit ka pasur dhe kalimtarë të tjerë, por nga shpejtësia e madhe automjeti tip ‘’Benz’’ kaloi në trotuar ku goditi 23-vjeçaren dhe e hodhi direkt në mur.

Më pas Jehon Breçani devijoi mjetin duke e përplasur tek një pemë.

Vajza i është nënshtruar një operacioni teksa e ka humbur njërën këmbë. Gjendja e saj vijon të jetë në rrezik për jetën kurse 19-vjeçari është arrestuar. Kujtojmë se ai është djali i ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb