Albania

“Detoksi” i Bashës me kandidaturat për deputetë

Mero Baze

Procesi i skualifikimeve të kandidatëve për deputetë që ka organizuar Partia Demokratike i përngjan një procesi “detoksi” që zakonisht aplikohet kur trupi e ka tepëruar me abuzime. Detoksi  është një proces i heqjes  fiziologjike të  substancave toksike nga një organizëm i gjallë, duke ju kthyer jetës së shëndetëshme.

Procesi i detoksizimit të PD është procesi i heqjes së kandidatuave helmuese nga listat opër deputetë. Kështu në cdo qytet të Shqipërisë, disa anëtarë të Partisë Demokratike, do shkojnë të tregojnë me votë, se cili është elementi toksik i PD në atë listë.

Problemi që ka PD pas këtij votimi qesharak, është se ndryshe nga procesi i detoksit shëndetësor që kryejnë shpesh njerëzit për tu kthyer në normalitet, ky proces nuk e con PD në normalitet, por toksikon më tej mjedisin politik të saj.

Përfytyro se çfarë ndjen një kandidat i cili shpallet dele e zezë e listës së paraqitur. Eshtë më së paku një kundërshtar i PD nga ai moment. 

Por ajo që është më e keqja, është pjesa tjetër që nuk janë skualifikuar, nuk do të thotë që përbëjnë vlera, pasi gara është kushtë më i keqi, dhe jo kush është më i miri.

I gjithë ky tetaër është bërë pikërisht që kandidatët të mos votohen nga demokratët, por të jenë në dorë të Bashës. Ose e thënë ndryshe, “të këqinjë” të bëhen anëtarët, kurse dhuratat ti shpërndaj kryetari. 

Në një votim normal, duhet të aplikohej parimi i listës së hapur, dhe demokratët të votonin, atë kandidatë që donin më shumë.  Kjo do të ishte një renditje morale për listën e PD, pasi do të ofronte një prirje se kush duhet të ishte në lista.

Me këtë votim ku përjashtohet vetëm njëri, përvecse prodhon një diskriminim ndaj një kandidati, nuk prodhon një listë vlerash. Kjo vetëm sa shton pabarazinë në garë dhe prodhon një energji negative e cila mund ta dëmtoj PD, më shumë se sa lista Basha e 24 orëve të fundit më 2017.

Formula është e thjeshtë. Nëse vendos ti zgjëdhësh kandidatët nga baza duhet të bësh garë dhe anëtarët  të përzgjedhin kandidatët që vetofrohen si të tillë, pas një seleksionimi formal kriteresh.

Nëse jo duhet të marësh vet përgjegjësinë e hartimit të një liste, me të cilën fiton ose humbet bashkë me ta.

Problemi që ka Basha është se nuk do të të quhet që është autor i listës, ndërkohë që është autor i listës, pasi në rast humbje, nuk do të iki bashkë me listën, por do tua lërë përgjegjësinë këtyre që u është mbushur mendja sikur votojnë sot.

Dhe kështu, në vend ti bëj detoks  PD duke hequr më të keqin, në fakt e tokiskojnë atë më keq, pasi janë lënë në dorë më të keqit për tiu zgjedhur kandidatët.

Football news:

Pjanic-Habibu: Good luck, brother. Inshallah, we will win
Klopp on Rashford's charity: I hope mom is proud of him. I'm proud
Troy deeney: I was called a black asshole, and social media said it wasn't racist. Do companies even want to change this?
Miralem Pjanic: Sorry didn't trust the players at Juventus. It's a shame when people are judged incorrectly
Wenger on why he didn't mention Mourinho in the book: he Didn't want to talk about Jose, Klopp or Pepe because they are still working
The perfect project to lose money. An idea for dreamers. Tebas on the European Premier League
The Catalan authorities refused to postpone the referendum on a vote of no confidence in Bartomeu. It will be held on November 1-2