Albania

Dhunonte gruan dhe fëmijët, fsheh pasuritë e s’paguan pensionin ushqimor

Nëna e dy femijëve, e divorcuar nga bashkëshorti për shkak të dhunës jeton në kushtet e mbijetesës me dy vajzat. Prej 2 vjetësh e gjysmë ai nuk shlyen pensionin ushqimor. Ka kaluar lokalin në emër të babait dhe punon në të zezë që në llogaritë bankare të mos ketë asnjë të ardhur.

Në një intervistë për Fiks Fare, nëna e dy vajzave 7 dhe 10 vjeçe tregon se jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike, pasi ish bashkëshorti i cili e dhunonte sistematiksht atë dhe vajzat nuk pranon të paguajë pensionin ushqimor. Për të dyja vajzat gjykata ka vendosur që ai duhet të paguajë çdo muaj 250 mijë lekë të vjetra. Por në dy vjet e gjysmë ai nuk ka paguar asnjë gjë. I kanë vendosur edhe sekuestro bankare, por në bankë nuk rezulton të ketë asnjë të ardhur. Nëna bëri kallëzim për mospagesën dhe gjykata i vendosi një gjobë prej 500 mijë lekësh të vjetra, por as kjo nuk e detyroi babain të paguajë detyrimin karshi vajzave të tij.

Nëna tregon se i rrihte të treja, me grushta dhe i përplaste kokën pas murit ndaj u detyrua të largohej edhe pse shtëpinë ku jetonin e ka ndëtuar me 15 mijë euro që i ka sjellë kur janë martuar. E gjendur para situatës kur ish bashkëshorti nuk deklaron të ardhurat, edhe pse është pronar i një lokali dhe shtëpie që i ka vendosur në emër të të atit ajo u detyrua të ankohet në Fiks Fare. Ajo tregon se vet punon me rrogë minimale dhe është munduar të ushqejë vajzat e vetme, por në këto kushte e ka të pamundur.

Nëna e vajzave e ka regjistruar ish bashkëshortin në një bisedë ku ai pranon çdo gjë. I tregon se punon, por që nuk ka ndërmend t’i japë asnjë lekë asaj. Gjithashtu ai i thotë se është e vërtet që të kam rrahur, por e kam bërë gabimisht. Gjatë bisedës ai këmbngul që s’ka për t’i dhënë asnjë lekë deri sa vajzat të mbushin 18 vjeç. Gjithashtu ai e pranon që kur u martuan bashkeshortja i dha edhe 15 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë së tyre, por që sot nuk po e gëzon dot as ajo e as vajzat. Kjo pasi ai edhe shtëpinë edhe lokalin i ka vendosur në emër të babait të tij.

Bashkëpunotorja e Fiksit shkon të takojë ish bashkëshortin pranë lokalit të tij ku punon në të zezë.
Lokalin e gjen në fillim mbyllur, por banorët që janë aty e konfirmojnë që lokalin e punon vet pronari dhe për momentin nuk ndodhet. Pasi e telefonojnë ai vjen dhe pranon që e punon lokalin për dasma, vaki dhe kafe. Tregon se me situatën tani, fitimi nuk është i madh, por shtyhet. “E gjete mbyllur pasi kisha disa punë personale në qytet” pohon ai. Lokali ndodhet në rrugë nacionale dhe shërben edhe kafe edhe guzhinë. Ai pranon që punon vetë madje ka edhe guzhiner.

Të gjitha këto biseda, vërtetojnë faktin që babai i vajzave, ish bashkëshorti dhunues nuk do që të paguajë pensionin ushqimor dhe mbi të gjitha po fsheh edhe të ardhurat edhe pasuritë që vajzat edhe ish bashkëshortja të mos përfitojnë asnjë gjë. Sipas tij kjo ishte rruga që ajo vet zgjodhi ndaj në një farë mënyrë po e penalizon, duke harruar që ato që po vuajnë janë dy vajzat e tij të mitura.

Football news:

Real Madrid players will refuse bonuses for winning the Champions League or La Liga. The club will save 30 million euros
Zinedine Zidane: I was lucky to coach Real Madrid. But I'm not a terrible coach, although not the best
Sweden has opened stadiums for fans, but so far only 8 (!) people can attend matches. Although in other places go to 5 thousand
Ronaldo will miss the match with Atalanta due to a muscle injury
Arsenal, Lazio and Wolverhampton are Interested in Yaremchuk. Gent wants 15-20 million euros for their top scorer
Bayern are set to extend their contract with Choupo-Moting. The striker wants to play regularly
Yaya Toure: I want to work as a coach in Barcelona. I was very much loved there