Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Dialogu Kosovë-Serbi, Borell fton Kurtin dhe Vuçiç në Bruksel për bisedime

Kryediplomati evropian, Josep Borell ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiç pas vizitës së tij në SHBA.

Gazeta Ekspress shkruan se Borell i ka ftuar ata në një dialog të përbashkët në Bruksel.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media ka bërë të ditur se Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell gjatë qëndrimit në SHBA ka biseduar me Kurtin dhe Vuçiçin dhe i ka ftuar që të shkojnë në Bruksel për të dialoguar

 “Mund të konfirmoj se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell në bisedimet me sekretarin Blinken ka ngritur çështjen e asaj se çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë. BE-ja dhe ShBA-ja janë duke punuar ngushtë për Ballkanin Perëndimor dhe kemi objektivat e njëjta. Borell gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka biseduar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç sa i përket situatës dhe ka përsëritur nevojën që të shkohet në Bruksel për të diskutuar në korrnizën e dialogut, për të avancuar dialogun dhe për të arritur progres në dialog në mënyrë që të evitohen situatat e njëjta që i pamë në veri të Kosovës së fundi dhe mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.

Në lidhje me takimin e Borell dhe Antony Blinken tha se të dy diplomatët kanë rënë dakord se duhet të rifillojnë negociatat.

“Të dy, Josep Borell dhe Anthony Blinken u pajtuan se duhet deskalim i situatës dhe rifillim i negociatave”, shtoi ai.

Situata mes Kosovës si dhe Serbisë ka qenë e tensionuar ditët e fundit, për shkak të vendosjes së reciprocitetit si dhe të aksionit të policisë së Kosovës dy ditë më parë në lidhje me mallrat kontrabandë.

j.l./ dita