TIRANË, 30 nëntor /ATSH – I. Vata/- Bashkia Dibër ka nisur punën për shtrimin e rrugës me asfalt në lagjen Dëbrovë të qytetit Peshkopi.
Lami u bë i ditur nga kryetari i bashkisë Dibër, Dionis Imeraj i cili shprehet se e java nis me një lajm të mirë për qytetin.
“Segmenti urban nga ish- NBSH (Dobrovë) e deri pranë ish SMT(Tomin) do t’i nënshtrohet rehabilitimit, falë mbështetjes së qeverisë shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, shprehet ai.
Imeraj shton se së bashku me deputeten e qarkut, Almira Xhembulla, inspektuam nga afër nisjen e punimeve në Dobrovë.
“Ky investim i rëndësishëm, parashikuar për t’u zhvilluar në dy faza, do të përmirësojë ndjeshëm shtresën asfaltike dhe infrastrukturën rrugore përgjatë këtij aksi”, shprehet Imeraj. /j.p/
