Albania

Dimitrov: Të rinjtë duhet të përfshihen në proceset shoqërore dhe krijimin e politikave

Në organizim të këndit amerikan Manastir, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov sot kishte takim virtual në formën e kuvendit të qytetit (Youth Town Hall) me të rinj nga Manastiri dhe Struga, të destinuar për krijimin e një bisede transparente mbi temat që lidhen me Bashkimin Evropian dhe pranimin e Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri Dimitrov u tha të rinjve se ata janë e ardhmja e këtij vendi, por edhe e tashmja jonë, prandaj ata duhet të përfshihen aktivisht në proceset shoqërore dhe politikëbërjen në fushat që janë me interes për ta dhe interes të përgjithshëm.

“Zgjimi ynë si shoqëri filloi pikërisht me kërkesën tuaj për arsim dhe të ardhme më të mirë në vendin tonë. Beteja jonë më e madhe është t’ju mbajmë juve – të rinjtë në shtëpi dhe kjo është arsyeja pse vendosa të punoj për ta bërë vendin tonë evropian, për të siguruar një mënyrë jetese evropiane në vend se të rinjtë tanë të shkojnë jashtë vendit. Ky proces është si ndërtimi i një shtëpie – me anëtarësimin në NATO ne kemi siguruar themelet, me pranimin në BE duam ta dekorojmë shtëpinë tonë, t’i transmetojmë vlerat dhe standardet evropiane dhe të krijojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë”, tha Dimitrov, kumtoi kabineti i tij.

Dimitrov foli për procesin e pranimit në Bashkimin Evropian, përfitimet dhe sfidat e anëtarësimit, ndërsa iu referua edhe çështjeve aktuale në lidhje me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Siç theksohet në kumtesë, euro-optimistëve të interesuar zëvendëskryeministri ua prezantoi programet për të rinjt dhe theksoi se me anëtarësimin në BE rriten mundësitë për punë dhe arsimim për të rinjtë jashtë vendit të tyre, por nënvizoi se me procesin e evropianizimit do të zvogëlohen arsyet për të cilat të rinjtë largohen nga vendi.

“Brezi im ka detyrim të sigurojë një fillim më të mirë për brezat e ardhshëm, që do të thotë paqe dhe stabilitet i vendit, punësim i bazuar në aftësi dhe cilësi, drejtësi në gjykata, arsimim kompetent, spitale të pajisura, ajër të pastër dhe liqene. Anëtarësimi në BE është një rrugë dykahëshe – ju ofron shumë më tepër mundësi për të jetuar jashtë vendit, por misioni ynë përmes këtij procesi është që të kemi më shumë arsye për të qëndruar në shtëpi sepse edhe këtu do t’i keni të njëjtat rregulla dhe cilësinë e jetës”, tha Dimitrov.

Të rinjtë në këtë ngjarje treguan interes të madh për dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe mënyrën e funksionimit të Bashkimit Evropian, por gjithashtu edhe dëshirë për të kontribuar në këto procese, theksojnë nga SÇE

Football news:

Man City will not be able to sign Kane after the transfer of Grealish. The club does not have such money (MEN)
16-year-old Borussia forward Mukoko wanted to end his career because of talk about his age
Laporta visited the location of Barca in Germany and greeted the players
Chernomorets from FNL-2 will be awarded the 3rd technical defeat in a row due to quarantine
Christian Pulisic: Mental health is important. I turned to a psychotherapist, there is nothing to be ashamed of
Arjedo Braida: I would give the Golden Ball to Jorginho or Donnarumma. But Messi is Messi
Flick has started working for the German national team: I will do everything so that we play exciting football