Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Dita Botërore e Ushqimit, FAO apelon për transformimin e sistemeve agro-ushqimore

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Dita Botërore e Ushqimit festohet çdo vit më 16 tetor për të përkujtuar themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). 

Tema e Ditës Botërore të Ushqimit të këtij viti është përshpejtim i transformimit të sistemeve agro-ushqimore për ti bërë ato më efikase, gjithëpërfshirëse, elastike dhe të qëndrueshme për prodhim më të mirë, ushqimi më të mirë, një mjedis më  mirë dhe një jetë më e mirë, duke mos lënë askënd pas.

Në një njoftim për shtyp, FAO thekson se, “Dita Botërore e Ushqimit nuk ka qenë më kritike se sot, ku më shumë se 3 miliardë njerëz, gati 40 përqind e popullsisë së botës, nuk mund të përballojnë një dietë të shëndetshme”.

Ka nevojë emergjente për të ndryshuar mënyrën se si prodhojmë dhe konsumojmë ushqimin, dhe për të ndërtuar sisteme ushqimore më elastike, gjithëpërfshirëse dhe të fuqishme që krijojnë një ndryshim në jetë tonë.

“Ne kemi parë se si ndikimet e goditjeve klimatike, konfliktet dhe pandemia COVID-19 ka shkatërruar miliona jetë dhe jetesën e tyre, ndërsa emergjencat humanitare në 55 vende përfshirë Afganistanin, Etiopinë, Haitin, Sudanin e Jugut dhe të tjera pika  nxehta kanë shkaktuar trazira dhe përkeqësuar sigurinë ushqimore globale.

Dita Botërore e Ushqimit vjen si një thirrje për veprim.

Në kuadër të kësaj dite, Drejtori i Përgjithshëm i FAO, QU Dongyu, së bashku me krerët e Agjencive të tjera të OKB -së me bazë në Romë, David M. Beasley, Drejtor Ekzekutiv i Programi Botëror  Ushqimit (WFP), dhe Gilbert F. Houngbo, President, Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), nisën zyrtarisht aktivitet e këtij viti me një ngjarje hibride të mbajtur në Romë.

Drejtori i Përgjithshëm i FAO, QU Dongyu gjatë fjalës së tij theksoi se: “Dita Botërore e Ushqimit e këtij viti na gjen në një moment kritik. Pandemia e COVID-19 mbetet një sfidë globale, duke shkaktuar humbje dhe vështirësi të panumërta. Ndikimet e krizës klimatike janë rreth nesh. Jeta të panumërta janë hedhur në trazira. Mendimet tona janë bashkë me njerëzit në Afganistan, Haiti dhe shumë emergjenca të tjera humanitare”.

Ai shtoi se sfidat globale të sigurisë ushqimore nuk kanë qenë kaq të rënda për vite me radhë. “Megjithatë, vitin e kaluar ne kemi qenë dëshmitarë të elasticitetit dhe fuqisë brenda të gjithëve ne. Korniza jonë e re Strategjike 2022-2031, e miratuar nga 194 Anëtarët e FAO-s, mbështet Axhendën 2030 përmes transformimit në sisteme agro-ushqimore më efikase, gjithëpërfshirëse, elastike dhe të qëndrueshme, për Prodhim më të Mirë, Ushqim më të Mirë, Mjedis më të Mirë dhe Jetë më të Mirë”, u shpreh QU Dongyu.

Ceremonia përmbajti mesazhe speciale nga Papa Françesku, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres dhe Presidenti Italian Sergio Mattarella. Aktivitete të ndryshme do të mbahen në 150 vende anembanë botës për të shënuar Ditën Botërore të Ushqimit, duke e bërë atë një nga ditët më të festuara ndërkombëtare të vitit  do të shfaqen në Expo Dubai si aktivitete dhe ngjarje që kërkojnë solidaritet global në riformimin e sistemeve tona ushqimore.

Tema e Ditës Botërore të Ushqimit të këtij viti, “Veprimet tona janë e ardhmja jonë”, u bën thirrje të gjithëve të jenë një hero ushqimi që kontribuon në transformimin e sistemeve agro-ushqimore për Prodhim më të Mirë, Ushqim më të Mirë, Mjedis më të Mirë dhe Jetë më të Mirë, duke lënë askënd prapa. Për të dytin vit radhazi, celebrohen heronjtë e ushqimit, përmes një fushate  shumë platforma që i njeh me fermerët, prodhuesit dhe të tjerët, ata që sigurojnë ushqim komuniteteve, duke ndihmuar në rritjen, ushqimin dhe mbajtjen e botës sonë.

Dita Botërore e Ushqimit festohet çdo vit më 16 tetor për të përkujtuar themelimin e FAO në atë ditë në 1945.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.