TIRANE

Dj Sardi ka qenë pasditen e sotme i ftuar në programin e pasdites, ‘Ftesë në 5’ në një intervistë ku ka treguar më shumë detaje nga lidhja e re e dashurisë. Së fundmi ai na ka treguar nëpërmjet fotove se është i dashuruar.

Duke i surprizuar të gjithë, Sardi ka pohuar se tashmë familjet i kanë ngrënë llokumet duke zbuluar se dyshja ka hedhur një hap mjaft të rëndësishëm.

Ndër tiparet që pëlqente më shumë tek e dashura ishin sytë ngjyrë jeshile, ndërsa tek karakteri i pëlqente fakti se ajo ishte pak harraqe.
Shehu shtoi se vajza që i ka marrë zemrën e njeh shumë mirë, e kupton për çdo gjë dhe se momentalisht jetojnë në shtëpi të ndryshme.

I vetmi merak i mamasë së Sardit ishte gatimi për të cilin dj tregoi se ajo përpiqej duke i gatuar sallatë dhe vezë të zierë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb