Albania

“Do ju shkatërrohet jeta publike”/ Hakerat rusë nisin shantazhet, bum denoncimesh nga biznesmenë dhe personazhe të njohur

Ekspertë kundër krimeve kibernetike dyshojnë se hakerat rusë po bëjnë kërdinë me kërcënime ndaj biznesmenëve dhe personazheve publikë në vend, duke i shantazhuar ata për t’ju marrë shuma të konsiderueshme në këmbim.

Në Policinë e Shtetit janë grumbulluar disa denoncime personash të njohur, mes tyre edhe biznesmenë

Pretendimi i tyre është se iu janë piratuar rrjetet sociale dhe më pas ata ndeshen me kërcënime se do t’u publikohen të dhëna që do t’u shkatërronin jetën publike. Rasti më i fundit i kallëzuar është deponimi i një gazetari që mbulon politikën në vend.

Ai iu drejtua Policisë së Shtetit i shqetësuar, pasi sipas tij i kanë vjedhur passwordin, tregoi një burim që i konfirmuar më tej edhe pranë zyrtarëve të policisë u pohua vërtetësia.

Piratët kibernetikë gjatë bashkëbisedimit ia kanë treguar se çfarë fjalëkalimi kishte për llogarinë personale. Por në vazhdim ndërsa komunikimi është zhvilluar në anglisht, autorët i kanë treguar se i kishin gjetur materiale interesante, të cilat do t’i shkatërronin reputacionin. Personazhi i njohur i thotë policisë se kjo gjë ka ndodhur përmes e-mailit zyrtar që disponon përpara 22 viteve dhe se përmes tij ka komunikuar me kolegë apo për arsye pune.

“Nëse nuk na paguan 2 mijë euro i shkruajnë kërcënuesit, ne do t’i publikojmë të dhënat që përfituam nga emaili yt”. “Për të ma vërtetuar që kishin futur duart në llogarinë personale, ata më treguan fjalëkalimin, shton denoncuesi në polici”. I bindur dhe këmbënguluës se nuk disponon asnjë material shtrëngues që do ta vendoste në situatë të vështirë, gazetari i thotë policisë se kërkon zbulimin e autorëve.

“Nuk e di se çfarë mund të sajojnë këta persona dhe si mund ta keqpërdorin informacionin që kanë përfituar nga emaili, por mendoj që ky është një rast për të hetuar krimin kompjuterik”, shtohet më tej.

Ky nuk është rasti i parë i përdorimit të kanosjes ndaj njerëzve publikë, por fare pak prej tyre kanë zgjedhur rrugën për të kërkuar ndihmën e ekspertëve të kibernetikës.

“Vlen për t’u theksuar, – deklarohet më tej për gazetën “Si” – se mënyra si është ndërhyrë, shkruar, si kërkohen eurot shton dyshimet se autorët janë hakera rusë. Ata studiojnë individë me profil të caktuar, kryesisht artistë dhe personazhe publikë, por edhe edhe biznese të njohura.

Duke përftuar nga masat e ulëta të sigurisë të emaileve të tyre, ata vjedhin gjithçka përfshin jeta e tyre online dhe më tej nisin kërcënimet”. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me një biznesmen, i cili gjithashtu kërkon ndihmën e policisë.

Ata që janë të angazhuar me hetimin e krimit kompjuterik mendojnë se jeta virtuale po kthehet përditë e më e rrezikshme.

Facebook dhe Instagram, për adoleshentët apo moshat e reja, është kthyer në një kurth të maniakëve që janë në kërkim të presë së tyre.

Denoncimi tjetër që sërish hedh dritë mbi mënyrën e re të mashtrimit përmes facebook dhe me të njëjtën formulë shpjegohet më së miri nga D. V. me banim në Kamëz. “Djali i xhaxhait më kërkoi në facebook para, ia nisa. Ai jeton në Greqi. Kur e mora në telefon dhe i thashë e zgjidhe, u habit tej mase dhe më pyeti çfarë?” tregon në denoncim viktima e hakerave./Si

o.j/dita

Football news:

President Sassuolo: Many clubs want God, but we intend to keep him
Gareth bale: I Don't understand why many people are concerned that I play Golf. This perception was created by the media
Kuyt will change his Lawyer in Feyenoord in the summer of 2021
AZ asked UEFA to cancel the KNVB's decision to allocate places in the Champions League from the Netherlands
Bacary Sagna: Arsenal underestimated yourself. We lost in crucial games, perhaps because of the pressure on ourselves
Scotland's Livingston is holding a vote on Twitter about extending the goalkeeper's contract
Ibrahimovic escaped serious injury. The Achilles tendon is not damaged