Albania

“Do vritesh nëse bashkëpunon me ‘çetnikët'”/ Kërcënohet Dritan Abazoviç, kërkohet ndihma e Interpol

Kërcënohet me jetë politikani shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviç.

Raportohet se policia ka nisur hetimet ndaj një shtetasi malazez, me inicialet R.S. me pretendimin se kërcënoi Dritan Abazoviçin.

Në një mesazh kërcënues, thuhej se ‘Abazoviç do të të vritej nëse bashkëpunon me çetnikët në krijimin e qeverisë së re malazeze’, raporton rtcg.

“Nga një llogari në rrjetin social, kërcënimet iu dërguan liderit të partisë politike URA, Dritan Abazoviçit, me të cilën u informua policia. Kjo e fundit ka identifikuar 69-vjeçarin nga Rozhaja, si personin që i dërgoi kërcënime politikanit, për të cilin u njoftuan oficerët e Departamentit të Sigurimit të Rozhajës”, njoftoi policia.

Sipas deklaratës së një të afërmi të R.S., kërcënuesi nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi dhe përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional Policor, një kërkesë iu përcoll Interpolit në Suedi, thotë policia.

Dyshohet se R.S. i tha Abazoviçit se do të masakrohej nëse vazhdonte “miqësinë” e tij, domethënë negociatat dhe bashkëpunimin me “çetnikët”.

o.j/dita

Football news:

Ronaldo has scored 15 consecutive seasons in the Champions League
Holland scored 15 goals in 12 matches in the Champions League in his career. He shares first place in the goalscoring race this season with Rashford
Brugge forward Dennis misses the match against Borussia due to not being able to sit in his favorite seat on the bus
Barca and Milan are Interested in 18-year-old Hoffenheim defender Bogarde. His contract expires in the summer of
Simeone on Loko match as a respite for Atletico: I have a different opinion. The game is important
Angel Correa: This year, Atletico creates chances and implements them. We didn't have any luck before
Joe Cole: Tiago Silva is a rolls-Royce, the best defender in the Premier League, not counting van Dijk