Albania

DOKUMENTI/ Avokatja e Aleancës për Teatrin e dënuar nga gjykata për falsifikim dokumentesh

Një fakt i ri është zbuluar së fundmi për avokaten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja. Edhe ajo, si kolegët e saj më herët  rezulton e dënuar me vendim gjykate për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011, kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e shpall fajtore Adriana Kalanë duke e dënuar atë për të dy veprat, atë të falsifikimit dhe të shpërdorimit të detyrës me 18 muaj burg dhe 6 mln lekë gjobë, por me bashkimin veprave penale, u la 1 vit burg dhe 3 mln lekë gjobë.


• Deklarimin fajtor të të pandehurës Adriana Kalaja, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer në bashkëpunim dhe dënimin e saj në bazë të nenit 186/2 K.Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim dhe 300.000 (treqind mijë ) lekë gjobë. • Deklarimin fajtor të të pandehurës Adriana Kalaja, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe në bazë të nenit 248 K.Penal të dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim dhe 300.000 ( treqind mijë ) lekë gjobë.
• Në zbatim të nenit 55 K.Penal me bashkimin e dënimeve në një të vetëm me 1( një) vit burgim dhe 300.000 (treqind mijë) lekë gjobë.
• Në zbatim të nenit 59 te K.Penal urdhëroj që e pandehura Adriana Kalaja të mbajë kontakte me Shërbimin e provës dhe të vihet në provë duke pezulluar ekzekutimin e dënimit për një afat 18 (tetëmbëdhjetë) muaj”, thuhej në vendimin Gjykatës së Krujës.

Me sa duket, drejtimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e kanë në duar njerëz me probleme me drejtësinë në të shkuarën e tyre.

Football news:

Juventus are Interested in Jacko
Micah Richards: Arsenal need to keep the Forward. It can attract other top players
York on Keane's criticism of De Gea and Maguire: Roy himself was not perfect when he played. He should be more restrained
Setien on Griezmann: When he plays, I am asked about Fathi, and Vice versa. Antoine is important to Barca
Setien on the situation with Messi: I haven't heard anything from him. Everything else is speculation
Sane did not pose in the number 10 shirt out of respect for Coutinho
Alvaro Morata: Atletico are close to the level of top clubs. We beat the best team in Europe to the Champions League