Albania

Dy fjalë brezit të ri për fajet e Sali Berishës, që sot bën “shejtan-budallain”

Nga Altin Ketro

Ndonëse kanë kaluar 23 vite nga ngjarjet tragjike të vitit 1997, herë pas here ato vijnë në vëmendje të publikut shqiptar sa herë ndonjë politikan aktiv i asaj kohe pyetet. Më e fundit ishte përmendja e atyre ngjarjeve, që kishin si shkak rrëzimin e skemave piramidale të huadhënies, prej ish-presidentit Berisha, gjatë një interviste për gazetarin Roland Qafoku.

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy dekada dhe ato ngjarje duken të largëta, është shqetësuese relativizmi që i bëjnë personazhet kryesore të kohës, ata që kishin përgjegjësinë politike dhe ligjore që t’i parandalonin.

Për të lindurit e asaj periudhe apo për ata që kanë qenë minorenë, kur i dëgjojnë sot broçkullat e Sali Berishës, keq informohen, gjë që sjell në vetvete një histori të deformuar. Kam përshtypjen që ky është edhe qëllimi final i Sali Berishës që të ngulisë në mentalitetin e këtij brezi që nuk i përjetoi fizikisht ato ngjarje, një realitet të ri, sipas gjykimit të tij djallëzor, se ato skema ishin një aksident, që atë dhe qeverinë e tij i kapi të papërgatitur dhe veçanërisht injorantë në kuptimin e dëmit që ato sillnin.

Marrja e rolit të budallait prej Berishës, është një taktikë e shëmtuar dhe pjesë e strategjisë së tij që ato zhvillime dramatike t’i konsiderojë thjesht gabime e jo faj. Dihet nga terminologjia gjuhësore që gabimi është diçka e falshme, kurse faji i pafalshëm. Është pikërisht kjo arsyeja që sa herë Berisha pyetet rreth skemave piramidale, ai thotë shprehimisht që “ato kanë qenë gabimi i tij më i madh”.

Po, si qëndron e vërteta që Shqipëria u përpi nga dalldia e skemave piramidale? Çdo zhvillim ka një linjë logjike se si vjen tek një pasojë.

Gjithçka e ka zanafillën në dy ngjarje të rëndësishme politike që ndodhën pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992, ku Partia Demokratikë fitoi me votë plebishitare mbi 2/3 e Kuvendit.

Vetëm 4 muaj pas këtyre zgjedhjeve historike, që rrëzuan përfundimisht regjimin komunist në Shqipëri, për Sali Berishën, në atë kohë President i Republikës, ndodhi një zhvillim i papritur. Ai dhe partia e tij humbasin zgjedhjet për pushtetin vendor. Partia Socialiste arrin të marrë 53% të votave në shkallë kombëtare.

Por, ajo që e “çmendi” politikisht presidentin Berisha ishte vota masive kundër gjatë referendumit të thirrur prej tij për projektin e Kushtetutës së re. Dy vjet pas zgjedhjeve vendore, pikërisht më 6 nëntor 1994, ai humbet edhe përballjen e dytë me opozitën socialiste. Ky ishte një sinjal i rrezikshëm për të, se në zgjedhjet e përgjithshme që ishin vetëm 18 muaj më pas, ai do të rrëzohej nga pushteti.

Ndërkohë, gjatë vitit 1995 kishin nisur edhe embargot ndërkombëtare ndaj regjimit të Millosheviçit në ish-Jugosllavi. Shqipëria në letra e kishte pranuar embargon, por në realitet po e thyente atë në mënyrën më flagrante.

Një nga format më të rëndësishme të thyerjes së embargos ishte furnizimi me naftë i makinerisë serbe të luftës. Një nga menaxhueset më të mëdha të kësaj kontrabande që zhvillohej në dijeni e shtetit dhe të shërbimit sekret, ishte një subjekt politiko-partiak me emrin “Shqiponja”, e cila drejtohej nga një personazh me nofkën “Kompetenti”.

Ajo lloj kontrabande, përveçse mbajti me “ushqim” tanket dhe makinerinë serbe të luftës, e pranuar kjo edhe nga ish-kryeministri malazez Bullatoviç, gjeneroi qindra milionë para cash. Këto para duheshin pastruar diku dhe një nga mënyrat ishte ngritja e skema të huadhënies jashtë sistemit bankar.

Këto skema mashtruese, të cilat nisën pak e nga pak të joshin individët, duke u ofruar interesa deri 300 për qind me afat kthimi 3 muaj, pra jep 1 mijë lekë sot dhe merr 3 mijë lekë pas 3 muajsh, u kthyen në një dalldi kolektive kombëtare.

Njerëzit, në një gjendje somnambulizmi, nisën të shisnin shtëpitë në qytet, kopetë me lopë e dele, bile dhe tokat, në fshat. Emigrantët, çfarë kishin kursyer nga vitet e emigrimit, nisën t’i fusnin lekët në këto skema. Kaq shumë u sëmurën mendërisht njerëzia, saqë sapo tërhiqnin këstin e trefishuar të tre muajve, i rifusnin sërish lekët në skemë, për t’i trefishuar pas tre muajve të tjerë. Pra, atë 3 mijë lekëshin, ta bënin 9 mijë lekë e kështu me radhë çdo tremujor ky avaz ishte.

Ishim në prag të vitit zgjedhor 1996 dhe presidentit Berisha po i pëlqente kjo situatë. Paratë e kontrabandës po pastroheshin, por edhe populli nuk e kishte më mendjen tek niveli i ulët ekonomik. Fitimet e majme që njerëzit po merrnin çdo tre muaj, po krijonin një mirëqenie të rreme.

Në këto kushte “pozitive” për ekonominë familjare, por jo atë kombëtare, Sali Berisha futet në zgjedhjet e 26 majit 1996. Duke pasur në mendje tmerrin e dy votimeve të kaluara, ai nuk mund t’i linte këto zgjedhje në dorë të rastësisë dhe të idesë se populli do e votojë se po i mbush xhepat me lekë.

Për këtë arsye, ai angazhoi të gjithë strukturën shtetërore, policore, e sidomos atë të shërbimit sekret SHIK, që e kishte një vegël të besuar të urdhrave të tij verbal. Mungesa në ato vite e medieve televizive, përvesh televizionit publik, i jepte krahë Berishës që të kryente një terror policor në çdo qendër votimi kundrejt komisionerëve dhe zgjedhësve.

Të ndodhur në këto kushte, opozita socialiste vendos të braktisë komisionet zgjedhore ende pa u mbyllur kutitë e votimit. Nga ai moment nisi një garë e ethshme prej komisionerëve demokratë se kush të mbushte më shumë kuti me fletë votimi përfshi edhe në ato zona që konsideroheshin si bastione të opozitës. Aq shumë iu errën sytë, saqë kur u bë numërimi në kuti dolën më shumë fletë votimi sesa zgjedhës.

I ndodhur nën presionin ndërkombëtar që i goditi ato zgjedhje, presidenti Berisha, ndonëse kishte “fituar” mbi 2/3 e mandateve, refuzoi të përsërisë zgjedhjet në disa zona të veçanta, të cilat gjithsesi, edhe po t’i humbte të gjitha, nuk ndikonin në numrin e mandateve që përbënin një mazhorancë të thjeshtë qeverisëse.

I vënë në syrin e kritikave ndërkombëtare si dhunues i zgjedhjeve dhe me opozitën në rrugë, që u masakroi liderët dhe mbështetësit e saj gjatë mitingut modest të 28 majit 1996, presidenti Berisha kishte nevojë imediate për një rikonfirmim të vullnetit popullor që të justifikonte zgjedhjet e 26 majit. Ky rikonfirmim ishte 5 muaj më vonë, ku më 20 tetor 1996, ishin zgjedhjet për pushtetin vendor.

Nga 26 maji deri më 20 tetor 1996 ishin pra 5 muaj shumë të rëndësishëm për presidentin Berisha. Por ishin edhe muajt më fatal, ku skemat piramidale morën një hov të tmerrshëm, ku këstet nga tremujore kaluan deri edhe mujore. Presidenti Berisha ishte i pafuqishëm për të ndërhyrë në këtë periudhë, sepse çdo ndërhyrje do i rrëzonte ato skema përpara kohe, gjë që do reflektohej më 20 tetor në një votë masive kundër tij. Dhe, një votë masive kundër, praktikisht mund të përkthehej që edhe 26 maji ka qenë një votim i manipuluar.

Kësisoj presidenti Berisha dhe qeveria e tij i toleruan në mënyrën më kriminale ato skema, duke ia zbrazur përfundimisht xhepat shqiptarëve dhe duke bërë pasanikë vetëm një grusht njerëzish me pushtet që i njihnin shumë mirë skemat piramidale “Ponzi”.

Aq i lidhur ishte pushteti i Berishës me ato skema saqë edhe kandidatë e saj për kryetar bashkie, ky spikati ai i Vlorës, i kishin në postet e tyre gjigante elektorale këto firma piramidale si sponsor. Kësisoj, më 20 tetor 1996, presidenti Berisha kori një “rikonfirmim” të rezultatit të 26 majit, duke “fituar” shumicën dërrmuese të bashkive dhe komunave.

Pas këtij zhvillimi dhe mbylljes me “sukses” të përballjeve elektorale, presidenti Berisha ndjehej i qetë në pushtetin e vetë absolut. Por, ndërkohë, situata tek skemat piramidale po niste të kthjellohej dhe dalldia kolektive nisi të shuhej dhe njerëzit po qartësoheshin mbi të vërtetat e këtyre firmave.

Kështu, nisi gradualisht të bjerë edhe intensiteti i depozitimeve të reja të lekëve. Kësisoj, këto skema po humbnin burimin e parave, sepse formati ishte i tillë që depozituesi i pari paguheshe me paratë që depozitonte i fundit. Kur nuk kishte më depozitues, nuk kishte ç’të merrje më. Dhe, nuk po bëhej fjalë më për të marrë përqindjet e fitimit, por as për principalin bazë që kishin derdhur paraprakisht.

Me këto zhvillime negative hyjmë në vitin e mbrapshtë 1997, ku skemat piramidale, për mungesë likuiditeti, nisën të bien një e nga një si piramida rëre kur i përpin dallga. Shqiptarët humbën kursimet e jetës, pasurinë e tundshme e të patundshme, kurse “Kompetenti” i Sudes i kalonte me skaf thasët me para përtej Adriatikut.

Në një situatë kaosi, ku njerëzit të dëshpëruar që papritur u gdhinë pa kokërr leku në xhep, ndonëse presidenti Berisha i kishte garantuar se paratë në skemat piramidale “janë më të pastrat në botë”, nisën revoltat mbarëpopullore ku i kërkohej qeverisë që të mbante përgjegjësi për çfarë kishte ndodhur.

Presidenti Berisha, në mungesë të plotë të përgjegjshmërisë politike dhe të ndërgjegjes qytetare, nuk pranoi që ta zgjidhë në mënyrë politike situatën. Çdo qeveri, në çfarëdolloj vendi me dy gram demokraci, do e kishte pranuar hapur përgjegjësinë e saj rreth lejimit me vetëdije të këtyre skemave dhe do e kishte çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ishte gjëja më e paktë që duhej bërë, për të treguar se nuk ke çfarë të fshehësh dhe ia lije në dorë popullit të vendoste. Por, që të bëhej kjo, duhej që presidenti të mos e kishte emri Sali Berisha. Karakteri i tij primitiv e bajraktarist, nuk e lejonte që një situatë kaq dramatike financiare për popullin ta zgjidhte me mjete paqësore siç janë zgjedhjet.

Vetëm dikush që e ka mizën nën kësulë dhe e di se çfarë ka bërë gjatë zgjedhjeve të 26 majit 1996, do vepronte në atë mënyrë kriminale siç veproi Berisha, ku protestave paqësore të popullit që kishte humbur paratë iu përgjigj me dhunë shtazarake. Kjo më pas çoi në rëndimin e situatës që solli shpërthimin e depove të armëve dhe armatosjen e popullit për t’u mbrojtur nga lufta që nisi presidenti Berisha me të emëruarin e tij si drejtues i operacionit ndëshkimor, kryetarin e SHISH, Gjeneral Gazideden.

Nga e gjithë kjo përmbledhje historike të ngjarjeve që shtjellova, pata si synim që të çmontoj idenë kriminale të Sali Berishës se ai nuk i njihte skemat piramidale, se ai ato skema ishin thjesht gabim. Jo zoti Berisha! Ato skema kanë qenë një projekt për të pastruar lekët e kontrabandës së naftës dhe që ju doli për duarsh. Më pas ju dhe qeveria juaj ishin të pafuqishëm për t’i ndaluar, sepse kishit hallin që nëpërmjet tyre të mbanit (26 maj) e të rikonfirmoheshit (20 tetor) në pushtet.

Ju zoti Berisha, jeni dy herë fajtor i pandëshkuar. Herën e parë kur i lejuat ato skema piramidale që i varfëruan shqiptarët dhe, herën e dytë, kur nuk e zgjidhët politikisht situatën duke shpallur zgjedhje të parakohshme, por e çuat vendin në luftë civile që i vranë shqiptarët, pasojat e të cilës ende sot nuk janë shëruar.

Ky shkrim nuk është për brezin që i përjetoi ato ngjarje dramatike e të dhimbshme. Ky shkrim i drejtohet brezit të ri që lindi më pas, që sot i bie rasti të dëgjojë mashtrimet e një kufome politike i cili tragjedinë financiare e shkatërrimtare të viteve 1996 -1997 e quan GABIM e jo FAJ.

TemA

Football news:

Gattuso on Napoli: Almost lost to AZ, although they could have reached the playoffs
Mikel Arteta: Arsenal in the Premier League are not as formidable in attack as in the Europa League
Roma have 4 wins in 5 rounds of the Eurocup season for the first time
Soboslai could move to Leipzig in the winter if Salzburg fail to qualify for the Champions League play-offs. The midfielder is also of Interest to Bayern
Bale has 200 career goals. He hasn't scored in European competition for 2 years
Fati became socio of Barca, but will not be able to vote in the next election
Jose Mourinho: some Tottenham players coming to visit LASK, Ludogorets, think they don't belong there