Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“E dua me gjithë forcën time”, Aleksia Peleshi flet për herë të parë për Romeo Veshajn

Bukuroshja 19-vjeçare Aleksia Peleshi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, ku përballë moderatores Ester Bylyku, bëri një rrëfim si asnjëherë më parë.

Një nga temat më të përfolura në media të muajve të fundit ka qenë lidhja e shumëpërfolur mes Aleksia Peleshit, vajzë së politikanit Niko Peleshit dhe Aktorit të humorit Romeo Veshaj. Asnjëri nuk reagoi as në intervista dhe as në rrjete sociale deri këtë të premte.

Ester Bylyku: Je përfolur për një lidhje me Romeo Veshaj. A jeni bashkë? Si qëndron e vërteta mes jush?

Aleksia Peleshi: E vërteta është që Romeon e dua shumë. E dua me të gjithë forcën që kam për të dashur dikë. AI është një nga ata njerëz, që në lutjet e mia në fund të ditës, falenderoj Zotin që është në jetën time.

Ester Bylyku: Çfarë të ka bërë ta duash kaq shumë?

Aleksia Peleshi: E dua sepse më kujton babain tim, dhe për mua ai është njeriu më i mirë në botë.

Ester Bylyku: Më tepër je ti xheloze për Romeon apo ai për ty?

Aleksia Peleshi: Unë.

Ester Bylyku: Cila ka qenë skena më e madhe e xhelozisë që ke bërë?

Aleksia Peleshi: Këtë më mirë nuk po e them. Po preferoj të marr specin djegës. (qesh)