Albania

Edhe Saviano për Maradonën: U fali lumturi të varfërve

ROMË, 26 nëntor /ATSH-ANSA/ – Mendoja se ai ishte i pavdekshëm. Maradona përkon me fëmijërinë time. Dhe vdekja e tij është mbyllje përfundimtare. Të gjitha kujtimet më të lumtura, pothuajse të gjitha, janë të lidhura me atë, shprehet në një intervistë për shtypin shkrimtari i njohur italian, sidomos për romanet e tij kundër mafias, Roberto Saviano.

“Diego për mua ishte shpengimi, lumturia dhe dëshira”, shton ai.

“E pamundur t’u shpjegohet atyre që nuk janë nga qyteti se kush ishte Maradona për Napolin. Ai ishte kompensimi për gjithçka që Napoli ka pasur ndonjëherë. Edhe pse ishte një njeri shumë i afërt me personazhe të korruptuar dhe mjedise të tmerrshme, në fushë ai mbajti rregullin e kënaqësisë dhe lojën e ndershme”, thekson ai.

Lidhur me marrëdhëniet e kampionit me Camorra-n, Saviano shpjegon se kjo “i kupton dobësitë e tij dhe i përdor ato për ta mbajtur atë nën kontroll.

Për sa i përket marrëdhënieve të kampionit me Camorran, Saviano shpjegon se kjo përfshin dobësitë e tij që ia përdorën për ta mbajtur nën kontroll.

Saviano pranon që futbollisti ishte një miliarder dhe një shmangës taksash, por në një farë mase ai gjithmonë e konsideronte veten në shërbim të komunitetit.

”Falë magjisë së këmbëve të tij të pakënaqurit mund të ishin përsëri të lumtur. Ai lindi në mjerim dhe ishte me popullin”, thekson Saviano.

”Më i mirë se Pele dhe Messi? Me Messin ai nuk ka krahasim. Mesi pa ekip nuk ekziston, Pele ka luajtur kundër skuadrave pa mbrojtje”, përgjigjet ai.

“Maradona më përket, ai bën pjesë në historinë time”, shton shkrimtari./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

16-year-old Small - the youngest player in the history of Everton
Solskjaer on 3-2 with Liverpool: Manchester United won on their own terms. It's a good feeling
Hames scored 10 (3+7) points in Everton's home matches. Away - 0
Suarez scored his 12th goal of the La Liga season. Messi has 11
Miller on the Manchester United defeat: Devastated. There is no second chance in knockout football
Game of Thrones actor on Liverpool: Manchester United would have been destroyed a year ago. Huge progress
Ricard Puig: It's a pretty tough season, I'm not used to playing so little. Scoring with a header is something unreal