Albania

Ekonomia i rikthehet ritmeve të rritjes edhe më të larta se të para pandemisë

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Rritja e eksporteve, por edhe e të ardhurave të mbledhura në buxhetin e shtetit përgjatë 5 muajve të parë të këtij viti tregojnë rikthimin e ekonomisë shqiptare në trendet e saj të rritjes me ritme edhe më të larta se sa të para pandemisë.

INSTAT publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme, sipas të cilit, eksportet “Made in Albania” shënuan rritje me 39 miliardë lekë në 5 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e pandemisë.

Referuar statistikave zyrtare, eksportet rezultojnë të jenë 15 miliardë lekë më të larta këtë 5-mujor edhe se në të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa importet janë 23 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të 2019-s.

Treguesit flasin qartë për rritjen e konsumit në vend.

Rritja e konsumit në vend reflektohet edhe te rritja e të ardhurave në buxhet nga Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Të ardhurat nga TVSH-së shënuan rekord historik për periudhën duke arritur 55.2 miliardë lekë, ndërsa rritje më të lartë edhe se në vitin 2019 kanë të ardhurat nga akcizat dhe taksat kombëtare.

Qeveria ka mbajtur një nivel të qëndrueshëm të shpenzimeve publike gjatë 5-mujorit. Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e pestë të vitit 2021, arritën në rreth 211.9 miliardë lekë, me një realizim në masën 97 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 13 përqind më i lartë ose rreth 24.3 miliardë lekë.

Mosrealizimi i nivelit të shpenzimeve të planifikuara për periudhën u ndikua më shumë nga në ecuri më e ngadaltë e investimeve publike te projektet me financim të huaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Man City will buy Grealish for 100 million pounds, the contract is until 2026. The documents are signed
Tuchel on Lukaku at Chelsea: Many players want to join us. I will not discuss other people's players
Juve will give Demiral Atalanta on loan for 3 million euros with the right to buy for 25 million. Medical examination - On the 5th
Koeman pro 1:2 with Salzburg: Perfect, although I don't like to lose. We had to run a lot
Inter, in the event of Lukaku's departure, will try to buy Zapata from Atalanta, Bergamasca-Abraham from Chelsea
Aston Villa bought Southampton's top scorer Ings for 30 million pounds
Aurelien Tchuameni: Why is it possible to stop the match for 5 minutes because of a millimeter offside, but not because of racist shouts at the stadium?