TIRANE

Kjo është java e derbit të kryeqytetit, sfidës më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Për fat të keq nuk do të kemi mundësi ta shijojmë plotësisht pasi do të luhet pa tifozë, për shkak të rregullave të imponuara nga COVID-19.

Pavarësisht kushteve si luhet, formës së dy ekipeve, derbi mbetet gjithnjë një sfidë e veçantë dhe e paparashikuar. Ndryshe nga se pritej, Partizani sfidon kampionët në fuqi me stofin e një ekipi favorit, të paktën në shifra, teksa udhëheqin klasifikimin.

Tirana pret të kuqtë në momentin më delikat, ku as ndryshim i trajnerit nuk pati efektin që drejtuesit shpresonin. Bardheblutë shpresojnë që ky derbi, i pari sezonal, të ketë të njëjtin impaktin si një vit më parë, ku nën drejtimin e Egbos thyen pas afro gjashtë vitesh Partizanin për të nisur më pas një cikël rekord që i riktheu te titulli kampion pas 11 vitesh.

Për herë të parë pas largimit të tij nga Tirana, Emanuel Egbo flet për “Sport News” në “News24” përpara derbit të kryeqytetit, ndjesitë që i dhuron kjo sfidë, si sheh Tiranën nga larg dhe çfarë ndikimi mund të ketë kjo ndeshje për pjesën e mbetur të sezonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb