Albania

Eksportet e prodhimeve bujqësore shqiptare zgjerohen drejt Kinës

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Eksportet e prodhimeve bujqësore shqiptare zgjerojnë hartën e shtrirjes drejt Kinës.

Videokonferenca e zhvilluar këto ditë online, nën logon “Biznesi Kinë-Shqipëri për Tregtinë Bujqësore” bashkoi përfaqësues nga sektori bujqësor, zyrat doganore, komuniteti i biznesit, dhe media e të dyja vendeve.

Pjesëmarrësit i përshëndeti ambasadori i Republikës së Kinës në Shqipëri Zhou Ding i cili theksoi se, Kina dhe Shqipëria gëzojnë miqësi të kahershme që daton 70 vjet më parë.

“Bazuar në parimin tonë tradicional të miqësisë dhe fitores, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve po thellohet dhe Kina mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë”, u shpreh ai.

“Si ambasador kinez në Shqipëri, unë gjithmonë kam inkurajuar komunitetet e biznesit nga të dy palët të kthejnë sytë nga njëri-tjetri. Ambasada jonë ka punuar me zell në lehtësimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit midis nesh. Ne kemi bërë progres të madh, por ka ende një potencial të madh që duhet të shfrytëzohet, veçanërisht në tregtinë e produkteve bujqësore. Vitin e kaluar, pavarësisht ndikimit të pandemisë, importi i Kinës i produkteve bujqësore dhe ushqimore nga Shqipëria vazhdoi të rritet. Kjo qëndrueshmëri është vota më e mirë e besimit për marrëdhëniet tona tregtare”, vijoi ai.

“Shqipëria është një vend i bekuar me diell të bollshëm, ajër të pastër dhe tokë pjellore. Ka një avantazh natyral për të prodhuar produkte bujqësorë të gjelbërt dhe të shëndetshëm të favorizuar nga konsumatorët kinezë. Jam shumë i lumtur kur mësoj se mjalti shqiptar Morava po fiton popullaritet në Kinë. Unë dëshiroj të shoh më shumë kompani shqiptare të gjejnë mundësitë e tyre të biznesit në Kinë si Morava” u shpreh ambasadori i Republikës së Kinës në Shqipëri Zhou Ding.

E pranishme në këtë videokonferencë, Frida Krifca, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor e Rural, u shpreh optimiste për eksportin e produkteve bujqësore shqiptare në Kinë.

Krifca tha se, “qëllimi i takimit ishte rritja e ndërveprimit dhe nxitja e bashkëveprimit tregtar për produktet bujqësore”.

Ajo u shpreh se, “në vijim të axhendës së takimeve ndërqeveritare të 17+1 ku kam marrë pjesë, u lanë detyra për krijimin e marrëveshjeve karantinore për hapjen e eksporteve për produktet blegtorale, mjaltit dhe bulmetit të cilat i shtohen atyre të bimëve mjeksore, verërave dhe vajit të ullirit”.

“Tashmë janë miratuar marrëveshje me protokolle të qarta që mundësojnë hapjen e eksportit për këto produkte në tregun kinez”- deklaroi Krifca.

Kjo marrëveshje, vijoi ajo, vjen pas një pune shumë të madhe dhe mundëson eksportimin e produkteve shqiptare duke stimuluar më tej prodhimin vendas.

“Ky është një fryt bashkëpunimi dypalësh si dhe një arritje për kompanitë shqiptare që plotësojnë standartet dhe kriteret. Produktet “Made in Albania” janë një aset i çmuar krenarie të cilat po orientohen drejt cilësisë. Ne vijojmë të punojmë me përkushtim për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe lehtësimi për bizneset shqiptare që prodhojnë apo përpunojnë produkte bujqësore dhe blegtorale për te siguruar tregje për eksportet e prodhimeve shqiptare”- u shpreh Krifca. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

President of Bavaria: There will be no expensive transfers. There is no need for them, we have an incredibly strong team
Statement from Real Madrid, Barca and Juve: We regret that the founding clubs of the Super League signed a commitment to UEFA yesterday. This is inconsistent
The amount of the Holand deal may reach 200 million euros. Real Madrid won't pay that much
Ronaldo lives for goals. Playing against him is fun. Milan defender Kier on Juve striker
Ter Stegen on the national team: I wish Neuer to play without injuries. I want to get a place in the squad, playing well for Barca
The president of UEFA will propose to exclude Real Madrid, Barca and Juve from European competitions for 2 years (Cope)
Thomas Tuchel: Maybe de Bruyne needed to leave Chelsea. Werner and Havertz will be able to show their best qualities here