Albania

Elbasani po transformohet në destinacion turistik/ Shqipëria nuk bëhet me receta magjike

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është hedhur një bazë shumë e fortë për të transformuar Elbasanin në një destinacion turistik.

Në fjalën e tij gjatë takimit me gra dhe vajza në qytetin e Elbasanit, Kryeministri Rama tha se, “janë bërë shumë gjëra në Elbasan, në gjithë Shqipërinë”.

“Nuk dua t’i numëroj sot ato që janë bërë në Elbasan, por dua të them se është  hedhur një bazë shumë e fortë për të transformuar Elbasanin edhe në një destinacion turistik, për t’i dhënë një forcë të shtuar përmes prurjeve të turistëve, të vizitorëve, për të rritur nivelin e sipërmarrjeve, për t’i dhënë sipërmarrjes së vogël të Elbasanit një fuqi të shtuar, për t’i dhënë djemve e vajzave që të krijojnë punë për vete e për të tjerë”, u shpreh Rama.

“Të gjitha këto janë një horizont i dukshëm, i prekshëm. Na duhet kurajo dhe vullneti për të shkuar drejt atij horizonti. Na duhet vendosmëria e besimi tek puna. Nga ana tjetër ne nuk duhet në asnjë mënyrë të biem pre e kënaqësisë së gjërave që kemi bërë, se ka plot që janë mërzitur, që janë të pakënaqur, kanë humbur durimin”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “të gjitha ata i mirëkuptoj, por ama u them se nuk ka asnjë rrugë tjetër, se çdo rrugë tjetër është një iluzion, mund të jetë një katastrofë”.

“Ata që duan të rikthehen janë në të drejtën e tyre, por ama janë po ata, që i kemi provuar jo një herë, por dy herë dhe të dyja herët kemi parë që prova ka dështuar. Si mund të përsëritet përsëri e njëjta gjë dhe të pritet një rezultat tjetër?” – vijoi Rama.

“Mjafton të shikoni se çfarë ndryshimi ka ndodhur në nivelin e përfaqësimit, e besimit që u është dhënë grave e vajzave për të kuptuar se vërtet ka ende shumë për të bërë, por shumë është bërë deri këtu. Ne sot kemi një qeveri ku më shumë se gjysma janë gra, nëna, motra. Ne sot kemi në të gjitha nivelet e administratës plot gra e vajza që drejtojnë, qe kanë marrë përgjegjësi. Historitë e suksesit të grave dhe vajzave janë shumë më tepër sot seç ishin në të shkuarën, ashtu sikundër duket sikur është diçka e jashtëzakonshme që në këshillat bashkiakë gjysma të jenë gra dhe vajza, që në parlament të ketë kaq shumë gra dhe vajza”, – tha Rama.

Vërtet sot duket e zakonshme, vijoi Kryeministri, por për të arritur në këtë pazakonshmëri u desh një përpjekje e madhe e udhëhequr nga PS.

“Apeli im sot  për të gjitha gratë dhe vajzat e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë është që duke qenë gjysma më e mirë në çdo çift, duke qenë themeli i çdo shtëpie, shtylla në çdo familje, gratë dhe vajzat janë të parat të cilët duhet të kuptojnë dhe duhet të bëjnë të tjerët të kuptojnë se Shqipëria për t’u bërë e ardhmja jonë kërkon shumë mund, shumë sakrifica shumë mund, durim, besim dhe nuk bëhet me receta magjike”, – shtoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se, “që Shqipëria të bëhet e ardhmja jonë kërkon që ne të vazhdojmë të bashkuar, të vendosur, të ngjitemi pa u dorëzuar. Shqipëria për t’u bërë e ardhmja jonë nuk është më një iluzion as një ëndërr shumë e largët, një poezi, një vjershë, një rrëfim apo një tregim i një rilindasi, por është një horizont që ne sot e shohim dhe vetëm me punë do të arrijmë ta prekim”.

“Unë ju them se ne sot jemi vërtet të lehtësuar se kemi lehtësuar jashtëzakonisht shumë shërbimin dhe kujdesin për gratë dhe vajzat që në momentin e parë kur ato shkojnë në shkollë si fëmijë. Sot kanë libra njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Pastaj në momentin kur shkojnë në universitet, sot nuk u del njeri përpara, nëse e meritojnë e marrin vendin sipas meritës, dhe kjo vlen edhe për djemtë, për nënat dhe për gjithë nënat që nuk kanë një burrë të famshëm, nuk kanë një burrë të pasur, nuk kanë një burrë të lidhur me fijet e politikës. Për të gjithë nënat që janë pjesë e një familje të zakonshme dhe duan garanci që investimi i tyre për fëmijën që do të shkojë në universitet nuk do të shkojë dëm, as për të marrë një diplomë false që nuk i duhet as dreqit në fund, as për ta parë veten të parakaluar nga fëmija i deputetit, ministrit, i një të pasuri. Kjo nuk ndodh më sot, kjo është një arritje e rëndësishme”, – tha Rama.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude