Albania

Ema Andrea rrëfen abuzimet me të: Më shihnin si target seksual dhe të droguar, nuk e dinin lodhjen time. Harrova të qaja dhe nisa nga e para

Pjesë e emisionit “Historia ime” ka qenë aktorja e njohur Ema Andrea, një personazh me karakter të fortë dhe një njeri mjaft i dashur për publikun.

Si rrallë herë ajo ka folur për jetën e saj private dhe vështirësitë që ka kaluar si në anën profesionale dhe atë private.

Aktorja ka folur edhe për divorcin e saj që erdhi vetëm pak vite pasi lindi vajza e saj Sara.

Ajo shprehet se ndarja ka ardhur sepse ajo e kuptonte jetën ndryshe, kishte një stad tjetër rritje dhe kërkesa të tjera.

Jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë dhe shpesh herë është gjykuar. Sipas saj një grup njerëzish e shihnin atë si një grua në një qoshe për ta gjuajtur, ku shpesh herë e kanë parë dhe si target seksual.

Mirela Milori: Nga vitet 1996-2003 ka qenë një periudhë shumë e gjatë, si kalove përmes saj?

Ema Andrea: Më ka mbështetur shumë vëllai, motra, mama, por natyrisht as unë atyre nuk ia kam shkarkuar krejt atë. Pothuajse nuk e dinin lodhjen time. Një grup i madh njerëzish të cilët donin të shihnin më në fund atë gruan në qoshe ku ne mund t’i biem, ku mundet shumë mirë të jetë dhe një target seksual duke e luftuar, flustruar, duke nxjerrë emra, përemra, drogohet etj.

Duhet të kem bërë gabime sidomos në komunikim në atë periudhë, por kur e mendoj kam thënë ndonjë fjalë, jo ndonjë, kam thënë… Jam mbyllur shumë në vetvete, harrova të qaja dhe nisa nga e para që do të thotë artin e mbajta me vete, studiova dhe punova çdo punë tjetër pa asnjë paragjykim, shitëse, llogaritare, ndonjëherë përktheja, e mora me shumë përulësi jetën, nuk mund të hyja dot në asnjë institucion artistik, ky ishte dhe rasti për mos të të futur.

Jam lutur vetëm për këtë punë dhe jo më, të tjerat i bëra vetë. Momenti i kthesës i madh, kësaj qetësie se çfarë do ndodhë muajin tjetër edhe financiarisht, ka qenë momenti kur u pranova si e brendshme në Universitetin e Arteve, pedagoge dhe do të vazhdoj të jem mirënjohëse që më në fund më njohën vlerën dhe më vlerësuan për vlerën që dhashë. Edhe aty do ketë pasur luftë por ka gjithandej mendime të kundërta.

Kjo ka qenë kthesa e madhe e jetës sime dhe vazhdoj të jem mirënjohëse drejtueseve, ne i themi burrni, por natyrisht ishte një raport profesional i vërtetuar nga të dyja anët  për dedikimin dhe punën. Unë kisha studiuar për të dhënë lëndën, kisha studiuar jashtë me të gjitha vështirësitë, për të krijuar lëndën për të cilën u pranova që ishte lënda e tmerrshme e lëvizjes, plastikës, e trupit, lënda që ohh e papranueshme. Tabu, e paragjykuar është si aset për aktorët akoma. 

Mirela Milori: Ka një kuriozitet shumë të madh për jetën tënde private. Është Ema single, ka dikë në jetën? Kjo për faktin se ti e shijon gjënë, kur ke pasur raportet e tua, ke pirë kafe, ju kanë parë, je e tillë, je normale.

Ema Andrea: Ky vend është i çuditshëm. Unë raportin me publikun e kam krijuar përmes punës sime. Nuk është se kam një jetë private aq sa është përfolur. Disa janë të shpikura dhe të tepërta, nuk janë të vërteta. Kjo gjë përbën më shumë interes dhe kjo më fyen pak sidomos në raport me mediat që bëhet kaq publike dhe e zhurmshme.

Mua më duket sikur më dhunojnë, sikur më janë futur në shtëpi dhe këto shpesh më kanë ndaluar për të jetuar siç duhet. Nuk ka asnjë gjë të keqe as të dalësh, as të pish kafe sidomos për personat që raportin e tyre me publikun nuk e kanë ndërtuar në bazë të jetës personale. Tre javë ka qëndruar divorci im në gazetë, titulli i parë. I mora në telefon i thashë është e tepërt sepse nuk ka ndonjë lajm. Ema ti je një person publik, e di përgjigjen por kur punët e mia nuk bëhen publike, të kenë një farë baraspeshe dhe unë do ta pranoja këtë gjë.

Jeta ime private prej meje nuk ka dalë ndonjëherë, janë të gjitha sugjerime të cilat as i kam pohuar dhe as i kam mohuar. Në këtë vend njerëzit i japin vetes të drejtën pa ditur pasojat e gjykimit dhe shumë shpesh përpjekjet për të denigruar dikë. Unë nuk dua të shqetësoj familjarët e mi, boll janë shqetësuar. Nuk po bëj me faj një shoqëri, as nuk shqetësohem për gjykimet mbi jetën time, më fal për mendjemadhësinë, por kush po më gjykon? 

Ajo tregon se ngeli shtatzënë kur ishte në fakultet dhe me bashkëshortin u ndanë kur vajza e tyre Sara ishte futur në klasën e parë. Sipas Emës, ndarja ka ardhur sepse ajo e kuptonte jetën ndryshe, kishte një stad tjetër rritje dhe kërkesa të tjera.

Mirela Milori: Pas sa kohësh erdhi divorci?

Ema Andra: Kur Sara ka shkuar në klasën e parë, ne ishim të ndarë. Ishte një provë që ne të dy e bëmë, sepse nuk ishte një vendim, nuk ia dolëm. Unë kisha një stad tjetër rritje, kërkesa të tjera, e kuptoja ndryshe jetën, bashkëjetesën, anën time profesionale, dashurinë për veten etj dhe babai i Sarës e ka kuptuar ndryshe këtë gjë. Jemi ndarë, ne sot vazhdojmë komunikojmë, duke biseduar. Kemi shkëputur lidhjet disa kohë sepse normal nuk ishte e lehtë, nuk kemi luftuar njëri-tjetrin, nuk kemi përgojuar njëri-tjetrin, nuk kemi lejuar as të tjerët, sa ka qenë mundësia ne të dy këtë gjë nuk e kemi lejuar.

Mirela Milori: Si ka qenë ai momenti me vajzën përdore, me dyer të mbyllura, në atë çoroditjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë në ato vite?

Ema Andrea: E di për çfarë më vjen keq për atë periudhë? Dëshpërimin tim ia kam kaluar dhe Sarës, me gjithë përpjekjet e mia për mos ia kaluar. 

Football news:

Three Barca players under the age of 19 have scored in La Liga this season. This is a tournament record
Mbappe has scored 7 goals in his last 4 matches
Andrea Pirlo: Juventus started 20 minutes late. But I liked the reaction of the team
Ronald Koeman: There are no excuses at Barca for playing young people. So it is even more pleasant to win
Federico Chiesa: For Juventus, every match is now like a final: in Serie A, in the Champions League and in the Cup
Juventus is 1 point behind Milan and 7 points behind Inter. The teams have 25 matches each
Moriba scored for Barca in La Liga in 18 years and 46 days. Only Messi, Fati, Pedri and Krkic have done it before