Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Emiri i Katarit fton Presidentin në Konferencën e Pestë të Kombeve të Bashkuara

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Emiri i Katarit, Lartësia e Tij, Tamim Bin Hamad Al Thani ka ftuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Katar, si dhe për të marrë pjesë në Konferencën e Pestë të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm në Doha.

Presidenti Meta bëri të ditur se ftesa i ishte dorëzuar sot nga ambasadori i Katarit, Ali Bin Hamad Al-Marri.

“I kërkova ambasadorit t’i përcjellë Emirit të Katarit përshëndetjet e ngrohta dhe falenderimin e përzemërt Emirit për ftesën, të cilën e pranova me shumë kënaqësi. Me këtë rast i shpreha falenderimin dhe mirënjohjen e sinqertë edhe për ndihmat bujare të shtetit të Katarit për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ndër vite, si dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve dypalëshe”, u shpreh Meta.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.