Albania

EMRAT: Në krye të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës do jetë Alket Hyseni. Nga opozita, tre deputetë që nuk morën mandat në 25 prill

Alket Hyseni do të jetë Kryetar i Komisionit Hetimor që do të merret me procedurat e nevojshme pas nismës së maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Nga ana e Opozitës janë zbardhur tre emrat e parë që do të jenë pjesë e këtij komisioni.

Ata janë Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çarçani, të tre deputetë që nuk morën asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Komisioni Hetimor do të punojë për gati një muaj. Të enjten, me 14 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni i Ligjeve miratoi propozimin për Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në mbledhje u kërkua që të jetë prezent edhe vetë Kreu i Shtetit, por ky i fundit tha se e kishte axhendën shumë të zënë e se do të paraqitej në seancën e datës 10 maj.

Tashmë një komision hetimor me firmën e 49 deputetëve socialistë është ngritur dhe kërkohet prezenca e Ilir Metës për të bërë ballafaqimin.

Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

n.s. / dita

Football news:

Scotland coach Clarke: There were a lot of good moments during the group stage, but no points scored
England are the most boring group winners in history. Two goals were enough! And at the World Cup, the Italians once became the first even with one
Dalic - to the fans after reaching the Euro playoffs: You are our strength, and we will be your pride
Modric became the youngest and oldest goalscorer in Croatia at the Euro
Czech Republic coach Shilgava: We came out of the group and fought with England for the first place. We got what we wanted
Gareth Southgate: England wanted to win the group and continue to play at Wembley-and it succeeded
Luka Modric: When Croatia plays like this, we are dangerous for everyone