Albania

Eshtë xheloz për Najada Çomon?! Pipero: S’kam oferta nga asnjë forcë politike, por mos thuaj kurrë, kurrë

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ABC news ku ka komentuar vendimin e Najada Çomos për t’u bërë pjesë e politikës, si kandidate për deputete në listat e PS në Tiranë.

I pyetur nëse ndjehet xheloz që Najada Çomo do të kandidojë në listat për deputetë në qarkun e Tiranës, Pipero tha se ky është një lajm i mirë për parlamentin dhe lajm i keq për Infektivin.

“Nuk kam pse të jem xheloz, di vetëm të them që ky është një lajm i mirë për parlamentin dhe lajm i keq për Infektivin.”

Por a do të pranonte ai vetë të bëhej pjesë e politikës?

“Pyetje e vështirë t’ju them të vërtetën, s’e jap dot përgjigjen e saktë tani se s’kam oferta nga asnjë forcë politike, por kam diskutuar me familjen dhe me vajzën dhe kolegëve iu kam thënë nuk është koha e përshtatshme për t’ju futur rrugës së politikës sepse kemi kovidin nëpër këmbë.

Por duhet të jesh në pozicion që të kesh ofertën që të marrësh vendimin. Kurrë mos thuaj kurrë.  Të ishte oferta ndoshta do mendohesha mirë para se të thoja po ose jo.”, tha ai.

Football news:

Fernandinho caught Mount's face with his boot as he lay on the turf
Ole Gunnar Solscher: The mistakes of the judges are a test. At Manchester United training, the referees deliberately make them
Gasperini before the game with Juve: Ronaldo is a real phenomenon, but it would be better if Dybala missed a week or two
Barcelona estimates Dembele at 50 million euros. Juve may lower the price by including Rabiot in the deal
Flick announced his retirement from Bayern Munich at the end of the season. He is expected to take charge of the German national team
Thomas Tuchel: Chelsea are in the semi-finals of the FA Cup and the Champions League, and also want to get into the top 4 of the Premier League. There are crucial matches ahead
The city is turning into a technological monster: they invited an astrophysicist-tactician, cooperate with IT manufacturers and Google