MADRID, 19 qershor /ATSH/ – Spanja dhe Polonia ndanë nga një pikë sot në mbrëmje, pas barazimit 1-1 në stadiumin ”Estadio de la Cartuja”, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për spanjollët, pas golit të Moratas (25′).

Në pjesën e dytë, Polonia barazoi me Lewandowskin (54′).

Ndeshja, e gjykuar nga italiani Orseto, ishte e vlefshme për Grupin E./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.