Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”. Kënga e saj mban titullin “Kamera”, teksti është hartuar nga Olti Curri ndërsa kompozimi është i Kledi Bahitit.

Teksa po bëhet gati për në “Eurovision”, Anxhela ka realizuar disa fotografi me veshje tradicionale. Kjo për të transmetuar në botë kulturën shqiptare. Ndërkohë fotot e Peristerit janë publikuar në faqen zyrtare të “Eurovizionit”.

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, shkruhet krahas këtyre fotove të postuara në faqen zyrtare të “Eurovision”-it.

Vlen për t’u theksuar se këngëtarja e njohur shqiptare ka marrë shumë komplimente për paraqitjen e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb