Albania

Facebook forcon përpjekjet kundër grupeve konspirative ose të dhunshme

SAN FRANCISKO, 26 shtator /ATSH-AFP/ – Facebook ka paraqitur një mjet të ri për të luftuar grupet dhe individët që e përdorin platformën e tij për qëllime potencialisht të dëmshme për shoqërinë, të tilla si lëvizjet që përhapin teoritë e komplotit dhe dëmtojnë besimin e publikut në lidhje me vaksinat COVID-19.

“Fushatat e koordinuara për të dëmtuar shoqërinë, zakonisht, përfshijnë rrjete të përdoruesve të vërtetë, të cilët organizohen për të thyer sistematikisht rregullat tona, në mënyrë që të shkaktojnë dëme në ose jashtë platformës”, tha Nathaniel Gleicher, kreu i Facebook për rregullat e sigurisë.

Objektivi i parë i rrjetit social: lëvizja gjermane “Querdenken”, që kombinon masat shëndetësore antiCOVID-19 me privimin jokushtetues të lirisë.

Rrjeti social ka marrë tashmë masa ad hoc kundër përmbajtjes që shkelte rregullat e tij për keqinformimin mjekësor, nxitjen e dhunës, ngacmimin, etj.

FB i konsideron tashmë këto lëvizje si një “kërcënim për sigurinë”, megjithatë, po lëviz me kujdes.

Nga njëra anë, ai akuzohet nga demokratët amerikanë, qeveritë evropiane dhe shumë OJQ se ka kontribuar në përhapjen e keqinformimeve që destabilizojnë demokracitë në të gjithë botën dhe mund të kenë pasoja dramatike në jetën reale.

Nga ana tjetër, konservatorët e shumë vendeve e akuzojnë atë për “censurimin” e lirisë së shprehjes./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Neville about Manchester United: I would not like to be a defender of a team that has Ronaldo, Pogba, Bruno, Sancho and Greenwood on the field
Barcelona wants to sign Vlahovic from Fiorentina if they don't buy Holand (Gerard Romero)
Manchester United's new crisis: they lose even with Ronaldo, Pogba blames the defense, Sulscher admits mistakes
Brentford coach: Chelsea are very lucky. We dominated the last 30 minutes. He has 5 strokes!
Tuchel about 1-0 with Brentford: Chelsea were strong in the first 70 minutes and lucky in the last 20
Ronaldo has no effective actions in three consecutive Premier League games. Today he struck 3 shots, gave 31 passes and was offside 3 times
Why is Mehndi not nominated for the Golden Ball? Rüdiger about the goalkeeper's game with Brentford