Albania

FAKSIMILE/ Blofi i PD, Bashkia: Familja Shabanaj ka marrë dëmshpërblim dhe i është miratuar rindërtimi i dy shtëpive, Basha të tregojë si shtoi 4 vila

Bashkia e Tiranës ka nxjerrë sërish bllof Partinë Demokratike, e cila publikoi sot një videomontazh me kamera HD rastin e familjes Shabanaj nga Baldushku, për të cilën pretendoi se nuk është ndihmuar pas tërmetit.

Nga dokumentet e publikuara, familja e Mersin dhe Genc Shabanaj është dëmshpërblyer me 3 milionë lekë për tërmetin e 21 Shtatorit 2019, e ndërkaq pas dëmeve të mëdha gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, dy vëllezërve do t’u rindërtohen dy shtëpi, ndonëse para tërmetit kanë jetuar në një shtëpi.

Bashkia e Tiranës shprehet se qeveria dhe bashkia nuk kanë lënë pa trajtuar e ndihmuar asnjë familje të prekur nga dy tërmetet e vitit të kaluar.

“Si të mos mjaftojnë montazhet dhe inskenimet mashtruese me familjet e prekura nga tërmeti i rëndë i 26 Nëntorit 2019, sot Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i servirën qytetarëve të Tiranës fytyrën e ish deputetit që u kap në flagrancë me patllake në dorë, duke luftuar kundër Këndit të Lodrave të fëmijëve te Liqeni, për të transmetuar videomontazhin qesharak të radhës e duke përdorur për fushatë fatkeqësinë e familjes Shabanaj nga Baldushku.

Për të bërë transparencë para qytetarëve të Tiranës dhe për të vërtetuar edhe njëherë me fakte, e jo me kamera HD e spote publicitare për fushatë siç bën Lulzim Basha, se qeveria dhe bashkia nuk kanë lënë pa trajtuar asnjë familje të prekur nga dy tërmetet e vitit të kaluar, sqarojmë se:

– pas tërmetit të 21 Shtatorit, familja e Mersin dhe Genc Shabanaj është dëmshpërblyer me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 152, Dt. 16.12.2019 në shumën 3 milionë lekë.

– pas tërmetit të 26 Nëntorit, familja është strehuar në konteiner dhe gjatë pandemisë është ndihmuar vazhdimisht me ushqime nga bashkia dhe Njësia Administrative. Aktualisht, dosja e familjes Shabanaj është trajtuar nga Drejtoria e Rindërtimit, e cila ka miratuar rindërtimin e dy shtëpive, për të dy vëllezërit Shabanaj, duke qenë se në shtëpinë e prishur nga tërmeti i Nëntorit 2019 kanë jetuar dy kurora”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Më tej Bashkia e Tiranës i kërkon Lulzim Bashës që të tregojë se si arriti të shtojë pronat e tij me 4 vila pas tërmetit e gjatë pandemisë. “Përpara se Lulzim Basha të montojë video të tilla dhe të përdorë kaq ulët fatkeqësinë e kësaj familjeje, është i detyruar t’u shpjegojë qytetarëve të Tiranës se përse dhe si arriti t’i shtojë pronat e tij me 4 vila pas tërmetit e gjatë pandemisë, por edhe të deklarojë publikisht se ku banon sot”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

Football news:

Barcelona does not want to pay compensation to Setien. The club believes that the coach did not meet expectations
Ramos, Carvajal, Valverde, Edegor and Nacho will miss the match between Real Madrid and Alaves in La Liga
Drinkwater went to Kasympasha: didn't play for almost a year, cut down a 16-year-old in a youth match and had a Harry Potter-style night out during the Champions League
Lampard on retirement: I'm not stupid and I know what the pressure is when working with a top club. Rumors don't matter
Klopp on transfers: I can't spend money, I just give recommendations. Never made such decisions
Allegri is not on the list of candidates for the post of Chelsea coach. Tuchel is the favorite, Rangnik is the backup option
De Bruyne will miss 4 to 6 weeks due to injury. He will not play with Liverpool and Tottenham, probably