Albania

Fatbardh Kadilli pranon humbjen: Unë s’jam Luli, por nuk do të dorëzohem

Fatbardh Kadilli, i cili u rendit i fundit në garën për kreun e Partisë Demokratike ka pranuar humbjen përballë Lulzim Bashës. Në një deklaratë për mediat, Kadilli tha se do ta vazhdojë projektin e tij për ringritjen e PD, duke mos hequr dorë.

Ai thotë se nuk do të dorëzohet dhe manifestin e tij do ta shpalosë tek të gjitha strukturat e partisë, në mënyrë që siç u shpreh ai ky të bëhet ligj, madje nuk përjashtoi mundësinë që të thërrasë edhe një referendum.

“Unë nuk jam Luli, unë e pranoj rezultatin. Manifesti politik për ringritjen e PD është projekti kryesor që demokratët kanë përpara. Me këtë manifest PD mund të ringrihet. Unë nuk iki, unë nuk dorëzohen, nuk krijoj parti të re, por do shpalos me këmbëngulje këtë projekt të ri. Vetëm kështu shqiptaret do të kenë një parti të tyre dhe politike bëhet frymëzim për qytetarin.

Unë do të vazhdoj komunikimin intensiv me demokratët. Basha do të njihet me këtë platformë. Unë kam arritur ta përcjell si mesazh, si ide dhe projekt të ri. Ky projekt kishte propozime konkrete dhe con në një ndryshim rrënjësor të kësaj partie.

Jam i bindur që të gjithë demokratët do ta mbështesin dhe unë do ti drejtohem çdo instrument që ky të bëhet ligj në partinë tonë”, tha Kadilli.

Kadilli shprehet se nuk e ka uruar Lulzim Bashën për fitoren, pasi sipas tij gara ishte e pabarabartë.

“Kjo garë është e pabarabartë, në këto kushte nuk mund ta uroj. Do ta uroja nëse do të dilte fitues nga një garë e barabartë. Në këtë parti Luli më ka gjetur dhe do më lërë prapa. Në parti vijmë sepse kemi ide, bindje dhe interesa të përafërta” u shpreh Kadilli.

Ne zgjedhjet e te dieles, kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka siguruar 80% të votave ose 26 682 vota. Ndërkohë, si kandidati i dytë më i vlerësuar nga demokratët është Agron Shehaj. Ky i fundit mori 5186 vota ose ndryshe 15.55 % të të gjitha votave të hedhura në kutitë e votimit në 76 qendra votimi.

o.j/dita

Football news:

Real Madrid and Manchester United will agree on Varane's transfer in the near future. The last details remain
Juve wants to extend the contract with Ronaldo and is confident of signing an agreement with Chiellini
John Terry has left the coaching staff of Aston Villa
Samuel Eto'o: It was Messi who played with me, not me with him
Ronaldo arrived at the location of Juventus
Everton will compete with Arsenal and Tottenham for Correa from Lazio. He requested a transfer
Ronaldinho: I'm watching Milan, I hope they will continue to progress. I'm waiting for Monza in Serie A