Albania

Fatmir Mediu thirrje shqiptarëve të ndershëm: Të bashkohemi të gjithë kundër Edi Ramës, qeverisja jonë pas 25 prillit do të zbatojë të drejtat dhe liritë e qytetarit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu apeloi shqiptarët që të bashkohen të gjithë kundër regjimit të Edi Ramës. Gjatë një mbledhjeje me drejtuesit e degëve, Mediu tha se është koha për të ndërtuar një shtet kushtetues.

“Shqiptarët duhet të bashkohen kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës me një platformë politike dhe qeverisëse e cila vendos në plan të parë interesin kombëtar, Shqipërinë dhe që garanton një Shqipëri anëtare të BE brenda mandatit të parë qeverisës, garanton zhvillim ekonomik, siguri, një shëndetësi bashkëkohore dhe sistem arsimor Europian.

Opozita bashkë me shqiptarë të rinj dhe të reja, me njerëz të talentuar që kanë studiuar në universitetet më të mira në Amerikë, Europë, punojnë në institucione të rëndësishme financiare, ekonomike dhe të shëndetësisë, të bashkohen në qeverisjen e opozitës së djathtë për të ndërtuar një shtet kushtetues dhe në shërbim të lirive dhe të të drejtave të shqiptarëve.”

Gjatë mbledhjes, Mediu kërkoi përfundimin sa më parë të përzgjedhjes së 140 kandidaturave që do konkurojnë në emër të Partisë Republikane

Football news:

Napoli stadium will be renamed in honor of Maradona. Mayor of Naples confirmed
Arsenal have conceded 8 consecutive home Premier League games. This is the worst streak since 2007 (9)
Lautaro wants to leave Inter and has approached Mendes to find a new club (Marca)
Wolves forward Jimenez was carried off on a stretcher after a head-to-head collision with David Luiz
Georges Jesus: Maradona had a passion for the game. Ronaldo has it to some extent, Messi does not
Donnarumma on the contract: no Problem. I want to stay in Milan for a long time
Mourinho on 0:0 with Chelsea: if anyone should have won, it was Tottenham. The players in the dressing room are not happy and it's fantastic