Albania

Faton Selami u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tetovës

Sonte, në mënyrë solemne, pranë kuvendarëve themelues dhe përfaqësuesve të Alternativës, u themelua dega e Tetovës, ku në mënyrë unanime, për kryetar dege u zgjodh magjistri për çështje juridike, Faton Selami.

Gjatë takimit me kuvendarët e degës, kryetari i porsazgjedhur, Selami falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë në udhëheqjen e degës, duke thënë se nga ky moment Tetova do të frymojë ndryshe dhe zëshëm me Alternativë.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputeti i zonës 6 nga Alternativa, Hysni Ismaili, deputeti Skender Rexhepi – Zejdi, anëtari i Kryesisë Qendrore, Zeqirija Ibrahimi si dhe kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha:” E përgëzoj Fatonin për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese. Alternativa gjithkund po jep shpresë, ku që nga Likova e deri në cepin e fundit të Ohrit, po japim shpresë për ndryshim. Qyteti i Tetovës, do të jetë kthesa jonë e madhe politike, ndryshimi fillon prej në Tetovën e mikut tonë, Hysni Ismaili”, theksoi Gashi.

Football news:

UEFA will soon announce whether the Champions League and Europa League will be completed this season. In social networks there were rumors about the suspension of tournaments
In football revolution-live online 🚨 Super League starts in August, wait for the matches in the middle of the week
FIFA: We can only express our disapproval of the creation of a closed European league
Agnelli left the post of head of the Association of European Clubs. All 12 clubs of the founding clubs of the Super League have also left
The start of the Super League is scheduled for August. 20 clubs, matches in the middle of the week, clubs will be able to play in the national championships
Agnelli resigns as head of the Association of European Clubs. The participants of the Super League scored for an emergency meeting-they supported UEFA
Florentino Perez is the chairman of the European Super League. Andrea Agnelli and Joel Glazer are the deputies