Albania

Fauci për ‘La Stampa’: Vaksinimi në SHBA e Itali nis më 12 dhjetor 2020. Në pranverë thuajse i kthehemi normalitetit, por deri në shkurt, “realitet i dhimbshëm”

“Vaksinat kundër Covid mund të nisin mes 12-15 dhjetorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Itali”.

Kjo ama duhet ta na shtyjë që t’i marrim me më shumë seriozitet masat për frenimin e infektimeve. Ajo që po bëni në Itali është e drejtë, por mbase duhet të mbyllni baret dhe restorantet, dhe të kaloni Krishtlindjet në shtëpi me familjarët e ngushtë”.

Kanë qenë këto deklaratat e Anthony Fauci, kreut të institutit amerikan të sëmundjeve infektive, në një intervistë dhënë për italianen ‘La Stampa’.

Në vijim të intervistës, ai është shprehur se rikthimi në normalitet do të vijë kur të kemi vaksinuar në masë popullatën që dëshiron ta bëjë vaksinën, mes pranverës dhe verës. Vjeshtën e ardhshme nuk do të jemi në një normalitet të plotë, por thuajse.

Por ndërkohë, ai evidenton se muajt e ardhshëm deri në shkurt do të jenë “tmerrësisht të dhimbshëm” ndaj duhet shumë seriozitet në respektimin e masave parandaluese.

o.j/dita

Football news:

Udinese sign Fernando Llorente, Cutrone and sell Lasagna to Verona for 10 million euros
Monaco have re-loaned Onyekuru to Galatasaray
Karavaev on the Eredivisie: The fans are used to goals. Even if the team lost 2:3, they are happy
Mourinho on Lampard's resignation: Football is cruel, especially modern
Dzeko denied West Ham. Striker wants to leave Roma in the winter
Milan wants to sign Porto midfielder Otavio for free in the summer
Manchester United may loan Lingard to West Ham