Albania

Fejzi Hajdari: Mirë që po dënohet Mijallkovi, keq që s’po dënohet për zullumin ndaj shqiptarëve

Fejzi HAJDARI

Edhe pse nuk është në nivel që e meriton, dënimi prej 12 viteve për Sasho Mijallkovin është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Mirë që po dënohen Mijallkovi e Jankullovska, por keq që nuk po dënohen për zullumet ndaj shqiptarëve, që ndodhën në kohën e tyre.

Shumë mirë që Sasho Mijallkovi mori 12 vite burg, Jankullovska edhe 4 vite shtesë, kurse u dënuan edhe bashkëpunëtorët e tyre. Por, keq që asnjëri prej tyre nuk u gjykua, e as dënua, për involvim të mundshëm në rastin e Harun Aliut me shokë, për rastin “Gjorçe Petrovin”, për “Monstrën”, “Lagjen e Trimave”…

Keq që nuk po zbulohet roli i Mijallkovit dhe Jankullovskës në këto raste, aq shumë i përfolur si në opinionin e këtushëm, poashtu edhe tek ndërkombëtarët në Maqedoni.
Edhe më keq që ende po mbijetojnë “jaranat” shqiptarë të Mijallkovit, Gruevskit, e Jankullovskës.

Mesazhi është i qartë – në këtë vend dënohet krimi dhe zullumi vetëm në pjesën e shtetit të banuar me maqedonas. E në pjesën shqiptare çka të donë le të bëjnë, bile sa më shumë krim e korrupsion, aq më mirë. Me rëndësi që krimi të mos kalojë kufirin te Ura e Gurit në Shkup, te “Garnizoni” në Kumanovë, apo te “Cetinska” në Tetovë. Sa për Çair, Saraj, Haraçinë, Likovë, Tetovë, e gjetiu, jo që ta pengojnë institucionet krimin, por kur të ju jepet mundësia bile ta ndihmojnë nga pak. Se me i liru shqiptarët prej krimit, pastaj i kërkojnë të drejtat e tyre politike dhe njerëzore që u takojnë. E kërkojnë hisen buxhetore që u takon etj. Kjo nuk guxon të ndodhë. Prandaj, t’i zhysim në krim e korrupsion, që mos t’u shkojë mendja as për të drejta politike, as për të drejta njerëzore, por vetëm si të ikin jashtë vendit.

Football news:

Manchester United have replaced the banners at Old Trafford due to player complaints. They said that the partners merge on a red background
UEFA may cancel the away goal rule in extra-time
Juventus gives Aguero a 2-year contract. The striker wants to play in Barca with Messi
Representatives of Porto insulted and provoked colleagues from Chelsea. The Blues claim that Tuchel did not insult Conceisau
Lukaku is at the level of Lewandowski, Holand and Mbappe. Ex-Inter striker Altobelli about Romelu
Valverde about football in Uruguay: You go to serve a corner, and there is some animal standing next to you
UEFA has no plans to move the Champions League final from Istanbul, despite the coronavirus situation in Turkey