Albania

Ferhati: Kodi Zgjedhor, në përputhje me “5 qershorin”

TIRANË, 21 shtator /ATSH/- Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati, njëherësh anëtare e Komisionit të Ligjeve, u shpreh se, grupi i punës që po punon për ndryshimet e Kodit Zgjedhor i cili do të adresojë të gjitha ndryshimet Kushtetuese .

Në një intervistë televizive ajo tha se kërkesa e ministres së Drejtësisë lidhet me kërkesën e aktorëve politik, për të patur një kolegj zgjedhor me integritet dhe të pandikueshëm nga politika. “Në dispozitat e Kodit Zgjedhor të mëparshëm ka pasur hapësira për një lloj mbrojtje apo privilegje, në mënyrë që palët të kenë besim që kush është në pushtet nuk ndikon dot në vendimmarrje dhe në marrëveshjen e 5 qershorit ky standard është ndarë”, tha Ferhati.

“Jemi përballë dy proceseve shumë të rëndësishme, e para është që vendi duhet patjetër të ketë shina për një kod zgjedhor dhe, nga ana tjetër, për të bërë sa më shpejtë funksionale Gjykatën e Lartë, duhet të gjejmë mekanizmat e duhur që të dyja çështjet të zgjidhen në rrugën e duhur dhe asnjë proces të mos cenojë tjetrin”.

Ajo tha se, “PS është e hapur për çdo lloj diskutimi në mënyrë që të gjitha çështjet që i përgjigjen interesit publik të gjejnë zgjidhje në frymën e dakordësisë. Ne nuk kemi kaluar asnjë gjë që i takon marrëveshjes së 5 qershorit në mënyrë të njëanshme, pasi është çështje e diskutimit politik dhe e përputhshmërisë së standardeve që nuk cenojnë reformat që po ndërmerr Shqipëria në këtë moment”.

E pyetur mbi çështjen e koalicioneve zgjedhore ajo tha se ““Heqja e koalicioneve nuk është shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit.  Asgjë e marrëveshjes së 5 qershorit nuk do të lëvizet pa dakortësinë e të gjitha palëve dhe pa rakordim të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Çështjet që janë adresuar në marrëveshjen e 5 qershori janë rekomandime të OSBE-së dhe nuk hyjnë mekanizmat korrektues, sistemi zgjedhor nuk ka ndryshuar, ai mbetet proporcional me konkurrim rajonal, por nuk do të kemi lista të mbyllura, por të hapura që është dhe ndryshimi thelbësor, asgjë tjetër e sistemit nuk ka ndryshuar”. Çështje të tjera që kanë të bëjnë me pragun, koalicionet, janë mekanizma korrektues, në mënyrë që sistemi zgjedhor që zgjedhim ta bëjmë sa më të zbatueshëm dhe ta përkthejmë drejtë votën e qytetarëve në mandat politik”.

“Koalicioni nuk është pjesë e sistemit zgjedhor, kriter, por ai është një mundësi që u njihet subjekteve politike, pra nuk hyn në elementët thelbësor. Standardet minimale që kërkohen, edhe sipas modeleve ndërkombëtare, është që të drejtën për të paraqitur kandidatë për deputetë e kanë zgjedhësit dhe partitë politike”- tha ajo.

“PS, tha Ferhati, ka qenë gjithnjë në kuotat e veta elektorale për të mos thënë që në zgjedhjet e fundit  është rritur. Kjo do të thotë se edhe pse ka garuar e vetme numri i votuesve të PS-së nuk ka rënë asnjëherë dhe vota me apo pa koalicion e ka nxjerrë PS -së gjithmonë fituese”.

“Marrjen pjesë ose jo në proceset elektorale e ka sqaruar një herë e mirë Komisioni i Venecias, ku thotë se ‘zgjedhja e një subjekti politik të mos marri pjesë në procesin zgjedhor nuk mund të pengojë zgjedhjet’ dhe zgjedhjet e 30 qershorit opozita duhet t’i kujtojë si një gjë të turpshme që nuk duhet të përsëriten. Ne kemi vijat e kuqe në Kushtetutë dhe kemi rënë dakord që është ky sistem zgjedhor që kemi pasur edhe më parë. Janë 12 zona zgjedhore ndryshon vetëm çështja e listës së hapur që ka qenë e mbyllur dhe kjo i shërben interesit të qytetarëve” – tha Ferhati.

“Sot, tha ajo, grupi i punës që po punon për këtë çështje ka propozuar që të jenë 100% listat e hapura. Ndërsa lidhur me ligjin për institucionin e Presidentit, ajo theksoi se ky ligj është pjesë e Reformës Zgjedhore dhe nuk cenon kompetencat e Presidentit, por detajon rregullat e zbatimit të kompetencave”.

“Listat e hapura janë sipas modeleve më të mira nga vendet e huaja, ku ndër të tjera përveç se votës së parapëlqyer jep edhe lehtësi në menaxhimin e procesit zgjedhor të qartë dhe kuptueshëm për publikun. Nëse sistemi bëhet konfondues, ai nuk i përgjigjet misionit për përkthimin e votës në mandate. Synimi është që të rrisim besimin e publikut tek procesi zgjedhor që përkthen votën në mandate të drejta. Ndaj jemi të hapur të diskutojmë me aktorët në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, por duhet të kenë propozime, ne nuk kemi deri tani propozime. Ne kemi paraqitur një propozim që për ne është më i mirë i mundshëm dhe artikulon kërkesat e palëve që vijnë në përputhje edhe me standardet ndërkombëtare, edhe me ato që ne i kemi tashmë, siç janë rekomandimet e OSBE dhe Komisionit të Venecias, së bashku me kuadrin kushtetues në fuqi, e jemi në gjendje t’i japim shqiptarëve një sistem zgjedhor ku të besojnë”. exh/za/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

An unfortunate statement about joining an imaginary tournament. La Liga President on Bartomeu's words about the European Premier League
Benzema scored the club's 30th goal in the Champions League. Only Messi, Ronaldo and Raul managed it
Miranchuk and Krykhovyak are the best Loko players in the match against Bayern according to Bild, CHorluka and Murilo are the worst
Salzburg coach about the Champions League: we deserved more than one point in two games
With Lukaku, it is useless to play in a power struggle. Shakhtar defender Bondar on the Inter forward
Ivanov will serve the match OF AZ-Rijeka in the Europa League. Rotor appealed his refereeing in the game with Loko
Gasperini on Ajax: it's not easy for everyone Against them. Atalanta made a great comeback