BRITANI E MADHE

Ylli i pop-it, Rita Ora, ka thyer rregullat e Covid-19 duke organizuar një festë të çmendur ditëlindjeje për 30-vjetorin e saj disa ditë më parë. Në festën sekrete ishin të ftuar rreth 30 persona e cila u organizua në një restorant në Londër të shtunën, raporton “The Sun”.

Për këtë këngëtarja shqiptare është akuzuar se ka shkelur rregullat e vendosura nga autoritetet në Britaninë e Madhe. Sic raporton e përditshmja britanike, ylli i popit që kishte ditëlindjen javën e kaluar, organizoi një festë private në restorantin Casa Cruz në Notting Hill, në Londrën perëndimore, të shtunën, më 28 nëntor. Për këtë sipas ‘The Sun’ Rita Ora ka paguar 10 mijë paund gjobë.

Mes të pranishmëve në festë, sic raportojnë mediat britanike, ishin edhe modelet Cara e Poppy Delevigne si edhe motra e këngëtares, Elena. Fotot e publikuara tregonin të ftuarit që mbërrinin dhe stafin që hynte në restorant përmes një dere metalike anësore.

Oficerët e policisë u panë në një moment në restorant, ndërsa përpiqeshin të shikonin brenda tij e madje edhe të tentonin të hapnin derën metalike.

Për këtë ka reaguar dhe vetë këngëtarja shqiptare. Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar duke kërkuar falje për thyerjen e rregullave të Covid-19. Me një mesazh drejtuar fansave ajo shpreh keqardhjen për gabimin serioz dhe të pafalshëm që ka bërë.

Kujtojmë që qeveria britanike ka vendosur një izolim në shkallë kombëtare që është në fuqi deri më 2 dhjetor në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Restorantet në Londër janë të mbyllura po ashtu me përjashtim të përgatitjes së ushqimeve për tu marrë me vete. Ata që shkelin rregullat, mund të përballen me gjoba të majme…Një zyrtar i policisë metropolitane të londrës tha për The Sun se policia ishte njoftuar të shtunën në mbrëmje për një shkelje të mundshme të rregullave anti covid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb