TIRANË, 17 prill/ATSH/ Fidel Ylli është presidenti më i ri i Komitetit Olimpik Shqiptar.

Fidel Ylli u zgjodh sot me 40 vota pro, kundrejt 4 votave për Martin Bibën dhe 12 votave për Vojo Malon, ndërsa një votë ka dalë e pavlefshme.

Në asamblenë e ditës së sotme nuk munguan as debatet mes kandidatëve për president, me Martin Bibën që kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, por kjo nuk u realizua. Ylli është zgjedhur në krye të KOKSH pa votën e FSHF dhe disa federatave të tjera.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.