Albania

Fillimi i muajt të Ramazanit pa falje të Taravisë në Xhami

Të martën, sipas kalendarit islamik fillon muaj i Ramazanit. Sivjet, muaj i agjërimit fillon 10 ditë më herët se vitin e kaluar. Në vigjilje të muajt të Ramazanit, Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame mbajti mbledhje dhe diskutoi rreth propozim programit të punës dhe aktiviteteve përgjatë muajt të Ramazanit, njofton Lobi

Muaj i Ramazanit do të fillon në kohën kur shteti aplikon orën policore dhe namazi i Taravarisë nuk do të mund të realizohet në objektet fetare të paktën deri me 20 Prill kur dhe mbaron afati i caktuar i orës policore. Por, akoma nuk dihet nëse ora policore do të vazhdon edhe pas kësaj date.

Namazi i teravisë në të gjitha xhamitë duhet të fillon menjëherë pas thirrjes së ezanit të jacisë, ngaqë në kohën verore namazi i jacisë është më vonë. Pra, namazi bie gjatë orës policore dhe besimtarët do të duhet që këtë ibadet ta kryejnë në kushte banesore.

Marrë parasysh se këto dy Ramazanet e fundit jemi të detyruar të jetojmë me prezencën e virusit korona, BFI urdhëroi të gjithë organet, institucionet dhe nëpunësit e saj të respektojnë rekomandimet e institucioneve përkatëse shëndetësore për mbrojtjen nga virusi dhe mbrojtjen e vetes dhe xhematit.

“Të gjitha aktivitetet e parapara, për shkak të pandemisë, parashihen të organizohen në përputhje me protokollet dhe rregullat e parapara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive, me qëllim mbrojtjen e besimtarëve nga virusi korona”, thuhet në njoftimin e mëhershëm nga BFI udhëzuan të gjithë imamët dhe këshillat e xhamive të respektojnë distancën dhe në raste nevoje, brenda kushteve dhe mundësive, të shfrytëzohen hapësirat e jashtme të xhamive për kryerjen e aktiviteteve dhe ibadeteve gjtihkund ku është e mundshme.

Një ditë para fillimit të muaj të agjërimit, uroi besimtarët Reisul ulemasë së Bashkësise Fetare Islame – BFI, Shaqir ef. Fetahu dhe theksin e vuri tek kujdesi i shtuar për shkak të pandemisë, percjell Lobi.

“Edhe ky Ramazan po na gjen në gjendje të jashtëzakonshme shkaku i Pandemisë COVID-19, prandaj kujdesi i nivelit të lartë dhe disiplina precize e jona për të respektuar të gjitha rekomandimet me qëllim mbrojtjen nga kjo sëmundje, do të jetë një vlerë e jona në këtë muaj të shenjtë për të dhënë kontributin e vazhdueshëm për tejkalimin e kësaj gjendjeje, andaj, le të jetë ky muaj një inspirim i gjallë për ngritjen e vetëdijes sonë për të dalë nga kjo gjendje e vështirë shëndetësore”, shprehet Fetahu.

Ky i fundit pat deklaruar që: “Nuk na erdhi mirë kjo, por ja që kompetentët janë ata të cilët vendosin për këtë çështje dhe ne gjithmonë do të jemi në shërbim të asaj që të zbutet situata, të dilet nga kjo situatë”.

“Marrë parasysh se ne organizojmë jetën fetare në mënyrë precize, komfor të gjitha masave dhe rekomandimeve të MSH-së, ne pas kalimit të afatit të këtyre masave do të bëjmë një kërkesë deri te Ministria e Shëndetësisë (MSH), që javët e fundit, pas një jave që do të zgjasë kjo masë të mundohemi që të falim edhe namazin e Jacisë dhe të Taravisë. Taravia është një ambient i këndshëm për myslimanët dhe kam bindjen se do tu përmbahemi edhe më bukur masave që do ti parasheh ministria. Ne prisnim dhe kishim shpresë se nuk do të ndodhte kjo masë, por ja që kompetentët vendosën duke e argumentuar këtë me rrezikun më të madh nga sëmundja e koronavirusit”, deklaroi Fetahu gjatë javës së kaluar, transmeton Lobi

Muaji i Ramazanit fillon më 13.04.2021, e martë, respektivisht dita e trembëdhjetë e prillit është dita e parë e agjërimit të muajit të Ramazanit. Namazi i teravisë në të gjitha xhamitë propozohet të fillojë menjëherë pas thirrjes së ezanit të jacisë, ngaqë në kohën verore namazi i jacisë është më vonë. Udhëzohen të gjithë imamët që në ligjëratat e tyre të përmbledhin mesazhin në kohëzgjatje më të shkurtër me qëllim mbrojtjen e besimtarëve.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude